Shqipërisë mund t’i pezullohet lëvizja pa viza, Çekia ka gati propozimin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 15.10.2022, 09:39

Shqipërisë mund t’i pezullohet udhëtimi pa viza në Europë, ky është alarmi që lëshon media belge, “EUobserver”, që sqaron se Çekia po mendon të propozojë këtë vendim në BE.

Rritja e numrit të kubanëve, indianëve dhe turqve, që vijnë kryesisht nëpërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për të kërkuar azil në BE, ka nxitur bisedimet për pezullimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor.

Sipas presidencës ceke për BE-në, kalimi i emigrantëve nga shtete të ndryshme përmes Shqipërisë, po shton çdo ditë e më shumë numrin e atyre që hyjnë në rrugë të paligjshme në shtetet e BE-së. Ideja për të propozuar heqjen e vizave për Shqipërinë, është paralajmëruar në një memorandum të brendshme të datës 11 tetor.

“Shtetasit nga Turqia, Tunizia, India, Kuba dhe Burundi, hyjnë legalisht me ajër në Serbi dhe Shqipëri dhe një numër shumë i lartë lëviz në mënyrë të parregullt më tej drejt vendeve anëtare të BE-së. Këto janë kombësi të pazakonta porsa i përket trendit të emigrantëve në Europë dhe ekziston rreziku i një tendence në rritje”, thuhej në memorandum.

Kështu, Shqipëria mbetet një rrugë problematike dhe presioni ndaj qeverisë sa vjen e shtohet. BE kërkon kontroll shumë më të lartë të atyre që futen në Shqipëri, madje propozohet edhe dërgimi i rojeve kufitare të vendeve të BE-së për të ndalur këtë fenomen.

Gjithashtu kërkohet që linjat ajrore të ndalin abuzimin. Nëse këto masa dështojnë, Praga, e cila mban presidencën e BE-së deri në fund të vitit, propozoi pezullimin e udhëtimit pa viza për Shqipërinë dhe Serbinë.

"Në rast se përpjekjet diplomatike do të dështojnë, BE-ja duhet gjithashtu të përgatitet dhe të marrë në konsideratë një listë të masave të tjera që mund të përdoren, duke përfshirë edhe mekanizmin e pezullimit të vizave", thuhej në memorandum.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit