Skandali/ Semafori i parë “historik” në Tropojë ka kushtuar 37 milionë lekë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14.10.2022, 21:36

Vetëm pak ditë më parë ju bëmë me dije se një ngjarje historike kishte ndodhur në Tropojë. Bëhej fjalë për vendosjen e semaforit të parë në këtë qytet. Ndodhia në pamje të parë mund të duket e pabesueshme por ja që për fat të keq është e vërtetë.

Por problemi nuk mbetet vetëm me kaq. E dini sa para nga taksapaguesit shqiptarë ka kushtuar semafori i parë në Tropojë? Plot 37 milionë lekë të vjetra. Madje për këtë është bërë një tender i cili rezulton të jetë kryekëput i dyshimtë.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-26457-04-26-2022 dhe me objekt “Instalim Sistemi Semaforik Kryqzimi i Dragobisë”. Fondi limit i tenderit ka qenë 3,095,436 lekë të reja pa TVSH ose rreth 37 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Por nëse hapim dhe studiojmë “letrat” e tenderit, dyshimet dalin hapur se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar. Themi kështu pasi kemi të bëjmë me një mungesë totale të konkurrencës, pasi në tender ka marrë pjesë vetëm një kompani. Natyrisht duke qenë e vetme, kompania është shpallur pa pikë problemi edhe fituese.

Bëhet fjalë për firmën I.D.K – KONSTRUKSION në pronësi të Barjam Dalipaj dhe nën administrimin e shtetasit Gramos Dalipi. Kjo kompani ka ofruar vlerën prej 3,075,168 lekësh të reja ose gati 37 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Shikohet qartësisht se vlera fituese është thuajse e njëjtë me vlerën e fondit limit, më konkretisht sa 99.34% e tij. Kjo është një përqindje klasike e tenderave të dyshimtë, në rastin kur fituesi ka qenë i ditur para se të bëhej tenderi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit