Të pakënaqurit në BDI, s’pajtohen me emrat e propozuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.10.2022, 20:46

Pas bojkotit që i bëri “Grupi i zjarrit”, kreu i BDI-së Ali Ahmeti i është adresuar të pakënaqurve dhe ka kërkuar të marrin pjesë në takimin në selinë e partisë në Reçicë të Vogël. Mbledhja partiake vjen një ditë përpara mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, ku duhet të zgjidhen organet më të larta partiake.

Paraprakisht “Grupi i zjarrit” vendosi të mos marrë pjesë në takimin konsultativ te Ahmeti. Siç mësohet arsyeja e bojkotimit ishte pakënaqësia nga takimi i djeshëm dhe emrat e propozuar nga Ahmeti që do të përbëjnë ekipin e nënkryetarëve të partisë. Sipas burimeve, emrat që janë lakuar në takimet e fundit janë: Emrat e propozuar nga Ali Ahmeti Faton Ahmeti, Sekretar i përgjithshëm Valdet Xhaferi, Sekretar organizativ Izet Mexhiti, Nënkryetar Arta Bilalli, Nënkryetare Arbër Ademi, Nënkryetar Bajram Rexhepi, Nënkryetar Bujar Osmani, Zëdhënës Të pakënaqurit nuk pajtohen me ekipin pasi sipas tyre, emrat e propozuar me përjashtim të Izet Mexhitit llogariten klikë e zëvendëskryeministrit, Artan Grubi ndërsa vendimmarrja do të jetë peng i kreut të partisë Ahmeti dhe Grubit. Duke u nisur nga kjo përbërje. Madje në shenjë pakënaqësie, nënkryetari aktual Izet Mexhiti ka ofruar që të mos jetë në këtë pozitë përderisa emrat e propozuar janë vegla të Ahmetit dhe Grubit. Gjithashtu Grupi i zjarrit nuk pajtohet me faktin që në takimet konsultative nuk bisedohet dhe nuk vendoset për të ardhmen e partisë, por sërish në sipërfaqe dalin figura të konsumuara dhe vegla të individëve të caktuara. Sipas të pakënaqurve hapësirë duhet t’u jepet figurave me integritet, me të cilët do të funksionojë vendimmarrja në parti,raporton alsat. Për takimin e nesërm të Këshillit të Përgjithshëm partia iu është paraqitur një nga një pjesëmarrësve për të konfirmuar përmes telefonit pjesëmarrjen e tyre në mbledhje, nga ku duhet të dalin dy kryesitë dhe më pas kryesia e gjerë të tërhiqet në selinë e BDI-së siç pretendon grupi i zjarrit për të kërkuar llogaridhënie nga anëtarët e ekzekutivit, të kryesuar nga zv/kryeministri Grubi.

Megjithatë, pjesëmarrja e nesërme e vet Grupit të Zjarrit mbetet e paqartë, varësisht konkluzioneve nga takimi i sotëm. Ndërkaq gjatë ditës një sërë anëtarësh të Këshillit të përgjithshëm dhe anëtarë të degëve të ndryshme Studeniçani, Batinca, Ohri, Struga, Vrapçishti, etj. i janë bashkëngjitur pakënaqësisë së Grupit të Zjarrit me të njëjtat kërkesa dhe vërejtje, veçanërisht ndaj rolit të Grubit dhe mos konstituimit të organeve të partisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit