Pedagogët qeverisë: Duam 30% rritje page, keni kohë 3 ditë. Ndryshe bojkotojmë mësimin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 14.10.2022, 13:06

Rritja minimale prej 7% e pagës nga ana e qeverisë, nuk i ka bindur aspak pedagogët, të cilët ditën e sotme kanë dalë sërish në protestë dhe janë vendosur përpara Universitetit të Arteve.

Ata kanë paraqitur edhe kërkesat e tyre dhe i kanë dhënë qeverisë tre ditë kohë për të reaguar, në të kundërt revolta e tyre do të vazhdojë. Në mbështetje të kësaj proteste është edhe kreu i PD, Sali Berisha.

Duke folur gjatë protestës kreu i Sindikatës së Pedagogëve gjatë fjalës së tij u shpreh se pavarësisht presioneve direkte apo indirekte, protesta e tyre nuk do të ndalet.

Ai u shpreh se tashmë nuk duhet të themi më ta bëjmë Shqipërinë si Europa, por të paktën si Kosova. Pedagogu i Universitetit Bujqësor, Lush Susaj ishte më i ashpër në qëndrimin e tij kur tha se ka ardhur koha që tre familjet që drejtojnë Shqipërinë, t'i heqin duart nga universitetet.

Një nga ish-pedagodët e Universitetit të Sportit u shpreh se është larguar nga puna me pa të drejtë dhe se sot drejtuesit e departamenteve sillen si gjyqtarë e marrin vendime arbitrare.

Në përfundim të protestës u vendos se nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre atëherë ata do të bojkotojnë mësimin.

KËRKESAT e tyre janë: *Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës; Rritja e financimit për kërkimin shkencor; *Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar; Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë; *Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare; Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit; *Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare; Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”; *Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit