Pesë vdekje të dyshuara brenda ditës në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.10.2022, 13:33

Pesë raste të vdekjeve të dyshuara janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës.

Sipas policisë, një rast ka ndodhur në Prishtinë, një në Prizren, një në Pejë, një në Vushtrri dhe një në Zubin Potok.

Siç raporton indeksonline, të gjitha rastet po hetohen nga njësitet përkatëse të policisë.

Raporti i policisë:

VDEKJE E DYSHUAR

Prishtinë 13.10.2022 – 07:55. Viktima mashkull kosovar në rrethana deri më tani të panjohura është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

VDEKJE E DYSHUAR

Prizren, 11-13.10.2022 – NN. Më 13.10.2022 është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekësia ligjore të cilët me vendim të prokurorit trupin e pajetë e kanë dërguar për obduksion.

VDEKJE E DYSHUAR

Pejë 13.10.2022 – 09:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekësia ligjore të cilët me vendim të prokurorit kanë marrë trupin e pajetë për obduksion.

HETIM MBI VDEKJEN

Vushtrri 12.10.2022 – 10:00-21:25. Viktima mashkull kosovar është gjetur nga familjarët pa shenja jete.Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

VDEKJE E DYSHUAR

Zubin Potok – NN. Është raportuar se viktima, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore si dhe mjekësia ligjore, të cilat me vendim të prokurorit e kanë dërguar trupin për obduksion në IML.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit