Dumoshi ia kujton gazin lotsjellës VV-së: Me dhunë e penguat liberalizimin më 2015 e 2016

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.10.2022, 10:18

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi ka reaguar ashpër ndaj partisë në pushtet, Vetëvendosje në lidhje me kushtin e ri që Franca i vuri Kosovës për heqjen e vizave.

Ajo në një postim në Facebook, ka thënë se VV do të duhej të jepte përgjigje pse e pengoi liberalizimin e vizave në vitet 2015-2016

“Përgjigje do duhej të kërkohet edhe këtu. Pse ju që drejtoni vendin sot, me kauza të rrejshme, me dhunë dhe sulme vandale ndaj institucioneve në vitin 2015 e 2016 penguat liberalizimin, të cilin na ofronte BE. Ku janë ata që në atë kohë kundërshtonin demarkacionin me kauzë se Kosova po i humbë 8200 hektarë tokë, e sot nuk i përmendin hektarët”, ka shkruar ajo.

Dumoshi shton se VV po e përdor pushtetin veç për nevoja propaganduese dhe mbajtje të pozitave.

“Me viza apo pa viza Kosova po zbrazet. Askush nuk merret me këtë çështje. Askush nuk jep përgjigje pse nga Kosova pas ndryshimeve të mëdha në zgjedhjet e fundit, siç shprehen pushtetarët, po ikin qytetarët. Statistikat janë tmerruese. Ato janë treguesit më të mirë për pritjet e qytetarëve nga kjo mënyrë e qeverisjes. Janë rreth 50 mijë njerëz që e lëshuan Kosovën kohët e fundit. Janë 200 mijë njerëz që kërkojnë e presin për viza para ambasadave të shteteve të BE-së”, shkroi ajo.

Këtij postimi, ajo ia ka bashkëngjitur një fotografi të protestave të dhunshme të Vetëvendosjes sa ishte në opozitë, në të cilat kishte hudhur edhe koktej molotovi.

Postimi i plotë:

Kjo është një politikë e verbër dhe absurde!

Përgjigje do duhej të kërkohet edhe këtu. Pse ju që drejtoni vendin sot, me kauza të rrejshme, me dhunë dhe sulme vandale ndaj institucioneve në vitin 2015 e 2016 penguat liberalizimin, të cilin na ofronte BE. Ku janë ata që në atë kohë kundërshtonin demarkacionin me kauzë se Kosova po i humbë 8200 hektarë tokë, e sot nuk i përmendin hektarët.

Kosova mbeti pa liberalizim e pa 8.200 hektarët tuaj. Logjike do të ishte që nëse nuk jeni në gjendje ta bindni BE-në të na liberalizojnë vizat, atëherë bindni Malin e Zi, nëse keni argumente, të na e kthej tokën.

Mos e përdorni pushtetin vetëm për nevoja propaganduese të partisë tuaj dhe të mbajtjes së pozitave tuaja.

Me viza apo pa viza Kosova po zbrazet. Askush nuk merret me këtë çështje. Askush nuk jep përgjigje pse nga Kosova pas ndryshimeve të mëdha në zgjedhjet e fundit, siç shprehen pushtetarët, po ikin qytetarët. Statistikat janë tmerruese. Ato janë treguesit më të mirë për pritjet e qytetarëve nga kjo mënyrë e qeverisjes. Janë rreth 50 mijë njerëz që e lëshuan Kosovën kohët e fundit. Janë 200 mijë njerëz që kërkojnë e presin për viza para ambasadave të shteteve të BE-së.

Nëse kjo është pasqyra që BE e ka pritur për Kosovën. Ja ku e ka.

Nëse ky është rezultati që kanë pritur qytetarët nga kjo Qeveri, ja ku e kanë.

Asnjëra dhe as tjetra nuk arsyetojnë sjellje që një popull të mbahet në geto.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit