Kërkojnë rritje page, pedagogët rikthehen sot në protestë: Në orën 11:00 pranë Universitetit të Arteve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.10.2022, 08:36

Pedagogët nuk janë dakord me vendimin e qeverisë e cila u rriti pagat me 7%.

Ndaj sot pedagogët do të rikthehen në shesh për të protestuar përsëri për rritjen e pagave pasi rritja me 7 % nga qeveria është e papërfillshme.

Përmes një njoftimi, sindikata ka ftuar kolegët e universiteteve, që të marrin pjesë në protestë, e cila do të nisë në orën 11:00 pranë Universitetit të Arteve në Tiranë.

NJOFTIMI I SINDIKATËS:

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) është e vendosur të vijojë mbështetjen e kërkesave të drejtuara Kryeministrit, Ministres së Arsimit dhe Sporteve dhe Rektorëve të IAL-ve publike edhe pas premtimeve të shpallura publikisht nga Kryeministri për rritjen e pagave të stafit akademik të IAL-ve publike deri në masën 7 % nga Buxheti i Shtetit.

SPUSH e quan të papranueshme këtë shkallë rritje, e cila nuk indekson as inflacionin e këtij viti e jo më atë të akumuluar dhe të pa indeksuar ndër vite. Ndërkohë, ne insistojmë në rritjen 30 % këtë vit dhe 20 % vitin e ardhshëm si parakusht për të venë sado pak në rrugën e zgjidhjes çështjen e trajtimit dinjitoz të punonjësve të universiteteve, përfshi stafin akademik dhe atë ndihmës. Kurse, kontributin me 8 % nga ana e Universiteteve e konsiderojmë të pamundur në kushtet aktuale të keq financimit të tyre si dhe reduktimit të tarifave dhe numrit të studentëve.

Mendimi i SPUSH është i qartë: – Tarifat e studentëve tu kthehen prapë atyre në shërbime, e jo të përdoren për paga personeli. Për të shprehur vendosmërinë tonë për realizimin e kërkesave të peticionit, ditën e Premte, më datën 14 Tetor, ora 11:00, të gjithë bashkë duhet të kërkojmë një vlerësim dinjitoz të punës sonë. Ftojmë kolegët e universiteteve në mbarë Shqipërinë të mbështesin me pjesëmarrje Protestën e datës 14 Tetor 2022, ora 11.00, para Universitetit të Arteve Tiranë. Mbrojtja e të drejtave të çdo pjesëmarrësi në protestë garantohet nga ligji. E drejta për të protestuar është pjesë e të drejtave kolektive të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Sistemet demokratike bazohen tek të drejtat individuale dhe kolektive të njeriut.

KËRKESAT:

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës (nuk është plotësuar)

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor (nuk është plotësuar) -Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar) -Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë (nuk është plotësuar) -Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare (do shqyrtohet) -Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. (do shqyrtohet) -Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare (do shqyrtohet) -Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. (do shqyrtohet) -Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. (është rënë dakord)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit