Shqiptari futet në një aeroportet më të sigurta në Europë, vjedh makinën luksoze dhe tenton të hyjë në avion

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.10.2022, 07:36

Një shqiptar ka arritur të futet në Aeroportin e Zyrihut në Zvicër e cila njihet si ndër më të mirët në botë për cilësinë dhe sigurinë, teksa ka vjedhur makinën luksoze dhe më pas ka tentuar të hyjë në avion. Konkretisht para 7 javësh, por tani është bërë publike, rreth orës 22:00, një shqiptar 22-vjeçar ka hyrë pa autorizim në ambientet e aeroportit.

Shqiptari ka hyrë në pistën e avionëve dhe ka vjedhur një makinë zvicerane, të cilën e përdori për të shkuar drejt pistës 28. Më pas shqiptari u përpoq që të hipte në një avion për në Johanesburg, duke përdorur një jelek fluoreshent. Gjatë tentativës ekuipazhi i ndaloi hyrjen dhe ai më pas u largua. Shqiptari u gjet në kabinën e ngarkesave të një avioni që po fluturonte drejt San Paolos në Brazil. Pas arrestimit, prokuroria ka ngritur tre akuza ndaj tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit