Edi Reja: Armando Broja herë ndizet dhe herë fiket!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13.10.2022, 23:00

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka folur së fundmi për paraqitjen e dobët të kombëtares.

Ai ka thënë se humbjet kanë ardhur si pasojë e gabimeve individuale dhe sipas tij pa këto gabime duhet të shkohet në kampionatin europian.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për Armando Brojën, për të cilin tha se herë ndizet dhe herê fiket, ashtu si drita.

Reja tha:

Skuadra më ndjek. Gjatë javës ne punojmë shumë mirë. Nëse flasim për humbje, dalin në pah probleme individuale. Humbasim ndeshje në mënyrë të pabesueshme. Nëse duam të shkojmë në Europian, nuk duhet të bëjmë këto gabime. Ndërrova skemë, sepse kisha probleme në mbrojtje. Doja t’i jepja mundësinë Asllanit dhe Bajramit, që të luanin, si te Empoli. Nëse do ktheheshim në kohë, do luaja me 3-5-2. Nuk ka asnjë histori mes meje dhe Brojës. Jeni ju që jepni mbivlerësime të caktuar për lojtarët. Broja vërtet luan të Chelsea, por luan pjesë të lojës, 20 ose 30 minuta dhe në fakt duhet të gjejë kondicionin. E njëjta gjë edhe për Asllanin, që u aktivizua vetëm një pjesë te Interi. Diskutimi për Brojën është ky, është një djalë i ri 20-vjeçar, ka eksperiencën në Angli, ku bëri mirë, por nuk e ka ritmin e garës. Luan 20-30 minuta, nuk bën kurrë 90 minuta. Nuk ka nisur asnjë ndeshje nga fillimi. Broja është si drita, njëherë ndizet njëherë fiket. Unë nuk kam kurrë një preferencë, e konsideroj si gjithë të tjerët në skuadër. Broja ka një hap më shumë, sepse fizikisht kur niset në fushë, nuk e ndalon askush.” – tha Reja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit