Dështimi spektakolar i Veliajt dhe Met Rrumbullakut në Tiranë me vizat e bardha tek ish-Restorant Durrësi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.10.2022, 20:48

Paraditen e sotme një incident i rëndë ndodhi në zonën e njohur si ish-Restorant Durrësi në Tiranë, në rrugën “Ferit Xhajko” pjesë e unazës midis Dispancerisë dhe Medresesë. Një grua që po kalonte tek vizat e bardha u godit nga një automjet, ngjarje kjo që në Europë as që mendohet se mund të ndodhë ndonjëherë.

Nga dëshmitë e qytetarëve por edhe nga vetë pamjet filmike dallohet se gruaja është goditur gjatë kohës që po kalonte vizat e bardha. Kjo pasi vizat e bardha janë rreth 2 metra në të djathtë, dhe nga përplasja mjeti e ka shtyrë përpara kalimtaren.

Pas këtij incidenti të rëndë në redaksinë e Joq Albania ka ardhur një numër i lartë mesazhesh nga banorët e zonës. Ata ankohen se kjo zonë këmbësorësh është njëra ndër më problematiket në Tiranë dhe se incidente të tilla tek këto viza të bardha janë të mëdha dhe shpesh kanë qenë fatale për këmbësorët.

Banorët denoncojnë se automjetet nuk i respektojnë kurrë këmbësorët ndonëse aty ka viza të bardha. Madje jo vetëm që nuk ndalojnë por automjetet lëvizin me shpejtësi të lartë mbi normën e lejuar duke e kthyer këtë pikë kalimi si një ndër më të rrezikshmet në Tiranë.

Qytetarët e zonës shprehen se e kanë tepër të vështirë të kalojnë rrugën sidomos në mëngjes kur duhet të shoqërojnë fëmijët në shkollë apo kopësht por edhe gjatë ditës e në darkë ku automjetet lëvizin me shpejtësi shumë më të lartë sesa limiti brenda zonave të banuara.

Duket se ky është pikërisht një ndër shembujt më të mirë që tregon dështimin spektakolar të Erion Veliajt dhe drejtorit të policisë, Met Rrumbullaku. Veliaj ka dështuar pasi nuk ka marrë në konsideratë ankesat e banorëve, ku fare mirë mund të vendoste një semafor për ta bërë të detyrueshëm ndalimin e automjeteve.

Ndërsa Met Rrumbullaku ka dështuar pasi policia e tij rrugore nuk është kurrë e pranishme në këtë rrugë për të mbikëqyrur dhe ndëshkuar shoferët “trima” që lëvizin me shpejtësi përtej normave të lejuara e madje shtypin edhe këmbësorët që kalojnë në vizat e bardha.

Nuk dihet se si Veliaj do të ketë fytyrë të vijë në këtë zonë e t’u kërkojë banorëve votat për zgjedhjet e ardhshme vendore. Por e sigurtë është se banorët e zonës çdo ditë rrezikojnë vdekjen tek këto viza të ashtuquajtura të bardha.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit