LSM: Qeveria planifikon të ulë pagat me rreth 10 për qind

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.10.2022, 17:26

Qeveria planifikon të shkurtojë pagat e punonjësve në sektorin publik dhe në administratë. Mund të anulohen të gjitha marrëveshjet e reja kolektive të nënshkruara, me të cilat pagat harmonizohen me rritjen e pagës minimale. Në rrezik janë edhe disa nga punonjësit administrativ me të ardhura më të ulëta, pagat e të cilëve tani mund të jenë nën 18 mijë denarë.

Sindikalistët për “Alsat” thonë se kjo është rënë dakord në seancën e fundit të qeverisë. Ndërsa dokumentin e kanë marrë me shkrim në Këshillin e djeshëm ekonomiko-social.

“Imagjinoni, pikërisht aty ku ne në dy muajt e fundit kemi nënshkruar 20 kontrata kolektive, si në komuna ashtu edhe në ndërmarrje publike, ku është përcaktuar harmonizimi i pagave për shumën që kërkuam, 2806 denarë. Dhe pikërisht këtu duhet të ulen pagat me 10 për qind, aq sa i kemi rritur”, u shpreh Torpe Deanoski kryetar i SPOGJ.

Gjithashtu, sipas sindikatës, qeveria synon që disa nga nëpunësit të punojnë nga shtëpia. Edhe atë sipas sistemit të rrotacionit. Paga e këtyre administratorëve është planifikuar të ulet në raport me pozicionin e punës dhe nivelin e pagës që marrin.

“Autoritetet thonë se të gjithë nga sektori publik duhet të punojnë nga shtëpia pa prishur procesin e punës. Që do të thotë se ata do të duhet të përcaktojnë se kur fillon procesi i rotacionit të punës nga shtëpia, pa përmendur që ata punonjës do të kenë më shumë shpenzime dhe më shumë fatura për të paguar. Do të duhet të ngrohen vetë, do të duhet të paguajnë vetë internetin për të mirën e punëdhënësit”, theksoi Torpe Dejanoski kryetar i SPOGJ.

Zëvendëskryeministri për Ekonomi, Fatmir Bytyqi, thotë se në kohë krize nuk ka vend për kalkulime. Kursimet duhet të përfshijnë të gjithë.

“Gjithçka ka të bëjë me mënyrën e kursimit në këtë periudhë. Ky nuk është dokument dhe nuk ka për qëllim SPOGJ-in, shkon në drejtim të krijimit të metodologjisë dhe ligjit të pagave, kështu që, rezultatet do të jepen në mënyrë të gjithanshme”, u shpreh Fatmir Bytiqi, Zëvendëskryeministër për Ekonomi.

Lidhja e Sindikatave kundërshton ashpër këtë mënyrë kursimi. Vlerësojnë se ulja e pagave në kohë krize paraqet shkelje të madhe të të drejtave të punëtorëve. Për dallim nga plani i uljes së pagave, qeveria ka vendosur të shkurtojë shpenzimet për mallra dhe shërbime, shpenzimet e përfaqësimit dhe udhëtimeve zyrtare me vetëm 20 për qind, jo më shumë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit