Të rinjtë e sotëm: Të zhduket nga qarkullimi emoji “OK”! Tregon agresivitet

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.10.2022, 14:42

Gjenerata e re e shoqërisë po u bën thirrje njerëzve që të ndalojnë përdorimin e emojit me gishtin lart të tregon “OK”, pasi pretendojnë se njerëzit që e përdorin janë "të pasjellshëm" dhe "armiqësorë".

Ky nuk është i vetmi emoji me të cilin ata kanë probleme. Tashmë në rrjet emojin me gisht lart e kanë cilësuar ofendues dhe kërkojnë zhdukjen e tij.

Emoji i vogël me gisht lart nuk përkthehet më në "OK" ose "punë e bërë mirë", por përkundrazi konsiderohet si "agresiv".

Dhe duket se shumë njerëz të tjerë ndihen vërtet kështu në përgjigje të nismës dikush shkroi: “Për të rinjtë, emoji me gishtin lart përdoret për të qenë vërtet agresiv. Është shumë e vrazhdë nëse dikush thjesht ju dërgon një “OK”.

Një përdorues i Twitter tha: “Shiko unë nuk i vendos rregullat, por emoji me gishtin lart është agresiv. Nuk di pse, më jep energji negative.”

Dhe nuk është vetëm emoji me gishtin lart që të rinjtë duan të heqin qafe. Një sondazh me 2000 njerëz nga Perspectus Global tregoi janë 10 emoji që të anketuarit të moshës 16-29 vjeç besojnë se i bëjnë të duken 'zyrtarisht më të moshuar' nëse i përdornin.

Lista e plotë:

Gishti i madh lart Zemra e kuqe Gjest "OK" me dorë Shenja e kontrollit Poo Fytyra duke qarë Majmuni që mbulon sytë Duartrokitja Shenjë puthjeje buzëkuqi Fytyra me dhëmbët shtrënguar

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit