Takim urgjent Xavi-Laporta pas barazimit me Interin, çfarë u vendos mes drejtuesve

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 13.10.2022, 13:02

Momentet e para pas ndeshjes mes Barcelonës dhe Interit, e përfunduar me shifrat 3-3, duke vënë në rrezik të madh kualifikimin e katalanasve në fazën me eliminim direkt të Champions League, kanë qenë tejet të tensionuara.

Plot pakënaqësi ka pasur presidenti i klubit, Joan Laporta, i cili i këshilluar nga njerëzit pranë tij ka vendosur të mos zbresë menjëherë në dhomat e zhveshjes, por të presë pak kur gjendja të jetë disi më e qetë.

Siç raporton katalanasja “Sport”, Laporta është takuar pas ndeshjes me trajneri Xavi Hernandez dhe ndihmësit e tij, Oscar Hernandez dhe Sergio Alegre, për të folur rreth shkaqeve të këtij dështimi, që rrezikon shumë edhe financat e klubit.

Gjithsesi, presidenti vendosi ta inkurajojë stafin e ekipit dhe të diskutojë qetësisht me ta mbi situatën e vështirë. Gjendjen e bën akoma më të komplikuar fakti që të dielën luhet ndaj Real Madrid dhe do të duhet një reagim i menjëhershëm.

Nuk ka dyshime në besimin e Laportas te Xavi, si kreu i projektit të ri. Presidentit nuk i lëkundet bindja e tij se Xavi është njeriu i duhur për të marrë vendimet e duhura edhe në një situatë të tillë.

Presidenti është gjithashtu shumë i shqetësuar edhe me faktin që gabimet në këtë ndeshje u bënë nga dy liderë të ekipit, Pique dhe Busquets, të cilët gjithashtu kanë refuzuar uljen e pagës, të propozuar nga presidenca.

Përfundimi i takimit ishte shumë i qartë, gjithçka mbetet në dorën e Xavit. Ai është trajneri dhe është ai që duhet të realizojë projektin sportiv të Barçës. Laporta dhe drejtorët e tij presin një reagim të menjëhershëm, që do të shihet të dielën në “Santiago Bernabeu”. Presidenti nuk foli fare me lojtarët, pasi gjykoi se nuk ishte koha e duhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit