Shpallet thirrje për rikonstruimin e 13 rrugëve në shtatë komuna

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.10.2022, 12:31

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve shpalli thirrje publike për rikonstruimin e 14 rrugëve në shtatë komuna, në suaza të projektit për “Lidhshmëri të rrugëve lokale në komuna”.

“Për komunën e Kavadarit thirrja publike ka të bëjë me rindërtimin e katër rrugëve, “Maksim Gorki”, “Sloga”, “Velko Vllahoviq”, “Dimkata Angelot Gabarot”. Për komunën Gradsko, thirrja publike ka të bëjë me rindërtimin e unazës së Gradskos, në komunën e Rosomanit është shpallur thirrje për rindërtimin e rrugës “Goce Dellçev”, ndërsa në komunën e Bosilovës për rrugën në “Ilovica”, dy rrugë në Shtuka dhe një rrugë lokale nga Ednokuçeva deri në rrugën magjistrale A4″, informojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Është shpallur thirrje publike edhe për komunën e Strugës për rindërtimin e rrugës lokale në fshatin Moroishtë, për komunën e Dibrës për rindërtimin e rrugës “Mrezhen Venec” dhe rrugës “Eqerim Zengo” dhe për komunën e Vevçanit për rindërtimin e rrugës nga Shtëpia Shëndetësore deri në Shopev Most .

Siç njoftojnë nga Ministria, mjetet për rikonstruimin e rrugëve konkrete janë siguruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes projektit për përmirësimin e rrugëve lokale e cila është në vlerë të përgjithshme prej 70 milionë euro. Qëllimi është përmirësimi i jetesës urbane në suaza të komunave për shkak të zhvillimit ekonomik lokal dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Në suaza të këtij projekti, deri tani janë përfshirë 50 komuna me rreth 110 rrugë, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, thonë prej atje, vazhdimisht punon në realizimin e këtij projekti në të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Njëherit dërgojmë edhe apel te të gjitha komunat që nuk kanë aplikuar deri më tani, të dorëzojnë projekte të gatshme për shkak të shfrytëzimit në kohë të mjeteve të parashikuara me këtë projekt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit