Dera e Qeverisë së Kosovës, mbushet me peceta menstruale

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.10.2022, 12:30

“Shteti po takson menstruacionet”, është pankarta që është vendosur në hyrje të ndërtesës së Qeverisë nga organizata QIKA.

Ata kanë hedhur peceta menstruale duke kërkuar heqjen e TVSh-së për këto produkte.

Leonidë Molliqaj nga QIKA, tha në një adresim para mediave, se gratë e Kosovës shpenzojnë mesatarisht rreth 21 milionë euro në vit për blerjen e produkteve menstruale.

Sipas saj, prej tyre rreth 3 milionë euro shkojnë për TVSh-në.

“Kosova ka mbi 800 mijë vajza dhe gra ne popullatën e përgjithshme. Rreth 600 mi prej tyre i takojnë grup moshës 10 deri 54 vjeç. Nëse e llogarisim numrin total të grave qe kanë menstruacione me vlerën mesatare te shpenzimeve mujore qe është 3 euro, i bie që gratë e Kosovës shpenzojnë mesatarisht rreth 21 milionë euro në vit për blerjen e produkteve menstruale. Prej tyre rreth 3 milionë euro shkojnë për TVSh”, tha ajo.

“Blerja e produkteve menstruale është një barrë që rëndon mbi gratë padrejtësisht. Për shkak të kushteve të rënduara ekonomike, shume gra nuk mund të përballojnë blerjen e pecetave, tamponëve apo produkteve të tjera menstruale. Ne pamundësi të përdorimit të mjeteve të duhura, gratë detyrohen të përdorin materiale pasigurta për shëndetin në mënyrë që të menaxhojnë menstruacionet”, tha tutje Molliqaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit