Fiqiri Mjeshtri vrau Kenado dhe Liri Shirën dhe më pas veten, flet vëllai i autorit të masakrës së Klosit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.10.2022, 12:30

Dje Fiqiri Mjeshtri në Klos vrau Kenado dhe Liri Shirën, plagosi Eglantin dhe Renado Hasulën dhe më pas u vetëvra. Ngjarja ndodhi pas një degradimi të muhabetit lidhur me lidhjen që kishte Kenado me vajzën e Fiqiriut. Për masakrën me 3 viktima dhe dy të plagosur ka folur vëllai i Fiqiriut, Besnik Mjeshtri i cili ka qenë prezent në momentin e ngjarjes.

‘‘Një natë para se të ndodhë ngjarja kanë marrë kontakt nga Fatbardhi dhe Fiqeriu me prindërit e atyre dy djemve. I ka takuar kanë folur bashkë dhe e kanë lënë përfundimisht, kanë bërë debate por nuk kam qenë prezent, kanë qenë vëllezërit e mi. Jam edhe i tronditur e kanë lënë që të nesërmen mëngjes të takohen dhe ti vënë kapak kësaj pune... sepse na keni bërë gocën me fjalë, na keni kërcënuar gocën, nga keni nxjerrë gocën nudo dhe kanë bërë veprime të turpshme. Kam takuar vëllezërit, kemi shkuar të pimë kafe në 2 raste fatkeqësisë, kemi dalë në këmbë te Bashkia e vjetër dhe jemi nis në qytetin e Klosit, dhe aty më del mua Shira, Lir Shira. Jemi kushërinj të largët. Më tha “kam një muhabet”, i dhashë dorën, dhe më tha kam lënë që të pimë një kafe, i kanë kërkuar ato vëllait tim të pimë një kafe, u takua me mua, dhe pastaj e lamë për të pirë kafe, Ferit Shira kishte ardhur meqë e kishim të dy kushëri, vjen dhe Feriti, Liri/ Feriti na tha do bëhet më e mira dhe ia lamë atij në dorë, i thashë se ne na keni turpëruar. Nuk kemi ditur gjë, por e kemi marrë vesh vonë, se kishte 3-4 muaj apo 1 vit, rrugëzgjidhje është që gocën ta marrë Liri për djalë. Që të bëjmë miqësi, kur u ngritëm nga lokali shkuam duke hëngër burg, dhe në moment më merr një numër të panjohur dhe më merr Feriti, u futëm në një lokal. Nuk kishte as njerëz asgjë, u ulëm në tavolina jashtë, erdhi Liri, djali, Kenado dhe vëllai im, u pata thënë vëllezërve mos hajdeni në tavolinë, se do do mundohem unë që ta rregulloj unë muhabetin’- u shpreh Besnik Mjeshtri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit