Shmang trafikun dhe kursen kohë, në Dubai testohet makina fluturuese

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 13.10.2022, 11:13

Atë që kemi parë në filma, mund ta shohim së shpejti në realitet. Për ta bërë këtë po punon kompania kineze e pajisjeve elektrike, Xpeng, e cila së fundmi testoi një model makine fluturuese në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nuk mund të përcaktohet saktësisht se çfarë është ky mjet, por mund të themi se është përzierje e aeroplanit dhe automjetit dhe synimi i saj është të shmangë trafikun për udhëtimet ndërmjet qyteteve në vendet me trafik të rënduar.

Sipas CNBC, mjeti me emrin X2 mund të transportojë dy pasagjerë, fuqizohet nga një grup prej tetë helikash dhe mund të arrijë shpejtësi deri në 130 km/orë. Makina është plotësisht elektrike dhe emeton zero karbon, pra nuk shkakton ndotje. Ajo mund të mbajë deri në 500 kg.

“Makina fluturuese është një artikull luksi dhe shumë individë me pasuri të lartë janë në kërkim të teknologjisë dhe produkteve të tilla. Dubai është vendi ku ne kemi klientë," tha drejtori ekzekutiv për zyrat ndërkombëtare në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Dubai, Omar Abdulaziz Alkhan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit