Masakra në Klos/ Infermieri tregon gjendjen e Eglantin dhe Renado Hasulës: Djali erdhi vetë në këmbë të mjekohej

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.10.2022, 10:45

Personat që shihni në foto janë Fiqiri Mjeshtri, Renado Hasula 17 vjeç dhe Eglantin Hasula 39 vjeç.

Dje Fiqiri Mjeshtri i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik, polic bashkiak dhe Fatmir Mjeshtri, thirri në një takim në një lokal në Klos, Eglantin dhe Renado Hasulën. Këto të fundit kishin marrë edhe Kenado dhe Liri Shira, babë e bir, pra dali i tezes së Renados dhe baxhanaku i Eglantinit.

Takimi përfundoi me 3 viktima dhe dy të plagosur. Fiqiri Mjeshtri vrau Kenado dhe Liri Shirën, plagosi Eglantin dhe Renado Hasulën dhe më pas vrau veten. E gjithë masakra ndodhi për motive të dobëta, ku ‘mollë sherri’ është bërë një vajzë që mësohet se Renaldo e ngacmonte.

Në takimin e mbajtur në një lokal në Klos, në bisedë e sipër, Fiqiri Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur kishte marrë si përgjigje refuzimin dhe fyerjet për të bijën, ai ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar me armë zjarri. Bëhet e ditur se Fiqiriu, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes, duke u vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij. Ndërkohë Infermieri i spitalit të Klosit duke folur për mediat ka treguar dhe momentin kur të plagosurit Eglantin dhe Renado Hasula kanë mbërritur në spital.

“Rreth orës 1 e ca të drekës, gjatë turnit të parë, ka ardhur në qendrën shëndetësore një djalë i ri, i plagosur me armë zjarri. Ishte i plagosur në pjesën e qafës dhe në shpatull. I kemi dhënë ndihmë mjekësore. Më pas me ambulancë e kemi çuar drejt spitalit të Burrelit. Në këto momente ka ardhur dhe babai i tij, me mbiemër Hasula. I dhamë ndihmën e shpejtë, ai ishte më rëndë. Kishte plumb në shpatull dhe në qafë. I vendosëm oksigjen. Djali thoshte; ‘na shpëtoni’. Ndërsa babai ishte më rëndë. Ne i kemi bërë disa pyetje për të parë nëse kishte parametrat në rregull. Djali erdhi vetë në këmbë në qendër shëndetësore.”, tha infermieri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit