Arrestohen tre të rinj në Tiranë, posedonin granata dhe kanabis

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.10.2022, 09:42

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona të tjerë pas operacionit të nisur vitin e kaluar ku në total numri i të prangosurve ka shkuar në 10.

Gjatë një kontrolli të 3 shtetasve, M. H., 23 vjeç, D. A., 25 vjeç dhe I. A., 27 vjeç, të tre banues në Yzberisht, i janë gjetur lëndë narkotike në doza gati për shitje ndërsa njërit prej tyre në kontrollin e banesës i është gjetur dhe sekuestruar një granatë.

Materiale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njofitmi i policisë:

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Compensation”, shkon në 10 numri i të arrestuarve.

Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre bashkëpunëtorë në shitjen e lëndëve narkotike dhe një shtetas tjetër, pasi në banesën e tij u gjet një granatë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kanë kryer veprime hetimore në kuadër të operacionit “Compensation”, nisur në vitin 2021.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

– M. H., 23 vjeç, D. A., 25 vjeç dhe I. A., 27 vjeç, të tre banues në Yzberisht.

Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, shtetasit M. H. iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një peshore elektronike. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi M. H. bashkëpunonte me shtetasin I. A., për të shitur lëndë narkotike.

Në vijim të veprimeve, në kuadër të këtij operacioni, Policia ka ushtruar kontroll në banesës e shtetasit D. A., ku ka gjetur një granatë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe 2 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit