Do martohej së shpejti, 20-vjeçari shqiptar po shkonte të takonte të fejuarën kur u aksidentua dhe vdiq

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.10.2022, 23:33

Një 20-vjeçar shqiptar i identifikuar si Kevin Mustafa ka humbur jetën mëngjesin e djeshëm në Bergamo, Itali. I riu shqiptar që planifikonte të martohej së shpejti vdiq kur po shkonte të takonte me motor të dashurën e tij.

20-vjeçari jetonte në zonën e Bergamos, bashkë me nënën e tij Fagny Moreira, me origjinë nga Ekuadori ndërsa babain e kishte shqiptar. Prindërit e tij ishin ndarë kur Kevin ishte ende i vogël dhe ai ishte rritur nga nëna e tij.

Sipas hetuesve që po merren me zbardhjen e ngjarjes, i riu po udhëtonte me motorin e tij përgjatë rrugës provinciale në via Padre Cesare Albisetti, pikërisht në qytetin ku banonte. Ai po shkonte në drejtim të Terno d'Isola kur, pak para orës 9 u përplas me një automjet tip "Citroen" që i doli para. Pasi humbi ekuilibrin dhe ra përtokë ai u përplas nga një makinë që erdhi nga kahu tjetër i rrugës. Lëndimet e marra në përplasjen me makinën e dytë ishin tepër të rënda, aq sa helmeta që mbante nuk i rezistoi goditjes dhe u thye .

E dashura e Mustafës, Jennifer, po e priste pasi të dy po kërkonin një shtëpi ku të banonin pas dasmës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit