Vilma Nushi nuk i ndahet mjekësisë, “fut në xhep” 70 milionë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.10.2022, 22:03

Vilma Nushi, biznesmenia e përfolur shpesh në media për tenderat tepër të dyshimtë që ka marrë, duket se nuk i ndahet fushës së mjekësisë. Pasi mori koncesionin e kontrollit bazë shëndetësor të popullsisë, i njohur ndryshe si “check-up”, për rreth 130 milionë euro, tashmë Nushi ka marrë një tjetër tender nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor.

Rezulton se edhe ky tender është tepër i dyshimtë dhe i diskutueshëm, njëlloj si ai i marrë për “check-up” disa vite më parë. Themi kështu pasi firma MARKETING & DISTRIBUTION e Vilma Nushit ka fituar duke ofruar ofertën më të lartë nga të gjithë pjesëmarrësit e tjerë. Dhe nuk kanë qenë pak por 6 operatorë në garë.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-40208-08-30-2022 dhe me objekt “Blerje tonerash për printera dhe fotokopje” për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor. Fondi limit i tij është 6,014,079 lekë të reja pa TVSH ose rreth 72 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duke parë dokumentat e tenderit vihet re se Nushi ka ofruar një vlerë prej 5,779,788 lekësh të reja pa TVSH ose gati 70 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Pra vetëm 2 milionë lekë të vjetra më pak se fondi limit i tenderit. Thuajse të gjitha ofertat e tjera janë gati sa gjysma e vlerës së ofruar prej saj e megjithatë duket se nuk janë marrë fare parasysh. Fakti se 5 firma ofruan vlera bindshëm më të ulëta se kompania fituese e Nushit, si dhe fakti që vlera fituese është sa 96% e fondit limit, ngrenë dyshime të forta se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit