Elon Musk krijon parfumin “Flokë të Djegura”, 10.000 shishe shiten për një orë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.10.2022, 20:41

Elon Musk është njeriu më i pasur sot në botë, me një pasuri që vlerësohet në rreth 219.8 miliardë dollarë. Edhe pse pasuria e tij s'ka fund, asgjë nuk e ndalon biznesmenin amerikan që të krijojë gjëra të reja për të rritur akoma edhe më shumë pasurinë e tij.

Themeluesi i SpaceX dhe CEO i Tesla , ka një aftësi për të nxitur polemika dhe për të përfituar nga ato. Së fundmi ai ka nxjerrë në shitje një parfum që mban erë si flokët e djegur, dhe njerëzit po "çmenden" për të. Musk ka njoftuar se 10,000 shishe parfumi me vlerë 100 dollarë (90,60 £) janë shitur brenda një ore.

"Burnt Hair", një parfum për meshkuj nga Singed, me çmim 100 dollarë për shishe, tashmë ka shitur 10,000 copë.

Musk deklaroi në një Tweet të mëparshëm se kompania e tij do të nxirrte në treg një aromë për burrat për t'i bërë ata "të dallohen në një turma" dhe "të vihen re teksa ecin nëpër aeroport". Tani që parfumi i tij ka arritur suksesin e pritur, Musk e ka ndryshuar biografinë e tij në Twitter duke e përshkruar veten si "Shitës Parfumesh".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit