Historia e dashurisë kthehet në tragjedi në Klos: Fiset Mjeshtri dhe Hasula debatuan, vriten babë e bir

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.10.2022, 17:14

Tre të vdekur, dy të plagosur rëndë dhe dy të arrestuar, ky është bilanci i ngjarjes së rëndë mesditën e sotme në Klos. Ashtu siç u njoftua edhe më herët një histori dashurie mes të rinjve ka degraduar në përdorimin e armës nga Fiqiri Mjeshtri, i cili u vetëvra menjëherë pas ngjarjes.

Ditën e sotme Renato dhe babai i tij Eglantin Hasula e kishin lënë të takoheshin me Fiqiri Mjeshtrin për të folur rreth kësaj ngjarje. Fiqiri Mjeshtri ka marrë në takim edhe dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Fatmir Mjeshtri, ndërsa 14-vjeçari kishte me vete babain e tij Eglantin. Ndërkohë në tavolinë janë bashkuar edhe Ilir dhe Kenad Shira(djali i tezes së Renatos).

Debati mes fiseve ka degraduar në përdorimin e armës nga Fiqiri Mjeshtri i cili ka qëlluar me breshëri plumbash. Nga plumbat ka mbetur i vrarë Kenad Shira dhe babai i tij Ilir Shira. Të plagsour rëndë kanë mbetur Renato dhe Eglantin Hasula. Ndërkohë, Fiqiri Mjeshtri, pronar i një galerie kromi pasi u largua nga vendi i ngjarjes vrau veten.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit