Pendarovski merr raportin e KE-së: Është udhërrëfyes për punën e institucioneve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.10.2022, 16:42

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadorin David Geer, i cili ia dorëzoi Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.

Në takim, presidenti Pendarovski theksoi se raporti i sivjetshëm ka një rëndësi të veçantë, pasi është i pari pas fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe fillimit të skriningut.

Presidenti Pendarovski vlerësoi se raporti jep pasqyrë të detajuar të gjendjes në shoqëri, por edhe se është udhërrëfyes për punën e mëtutjeshme të institucioneve dhe fushave në të cilat duhet kushtuar më shumë vëmendje.

Procesi i anëtarësimit, sipas presidentit Pendarovski, kërkon që të gjitha kapacitetet të synohen në realizimin e reformave të nevojshme dhe në këtë kontekst ai theksoi nevojën që të gjithë akterët shoqërorë të kontribuojnë në këtë proces. Reklama

Presidenti Pendarovski tha se hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut është një mundësi e mirë që Bashkimi Evropian të demonstrojë përkushtimin e tij për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si përgjigje më e mirë ndaj euroskepticizmit në rritje në rajon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit