Tragjedia me 3 të vdekur në Klos/ 17-vjeçari sapo ishte kthyer nga shkolla, u vra teksa mbronte babain e tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.10.2022, 16:27

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Klosin dhe gjithë vendin mesditën e sotme. Përplasja mes dy fiseve Mjeshtri dhe Hasula ka përfunduar me tre të vdekur dhe dy të plagosur rëndë.

Ilir dhe Kenado Shira janë vrarë në ambientet e jashtme të një lokali në Klos. Mësohet se 17-vjeçari ishte nxënës i shhkollës profesionale të Klosit dhe ditën e sotme babai i tij e kishte pritur që të dy të ktheheshin bashkë me furgon në fshatin e ttyre, Fullqet. Por në hyrje të një lokali në këtë qytet, ata janë qëlluar me armë, ndërsa për pasojë të plagosur kanë mbetur dhe dy të tjerë.

Në media raportohet se 17-vjeçari Shira i ka dalë para babait për ta mbrojtur dhe ka mbetur i vrarë në vendngjarje. Ndërkohë babai i tij i cili u plagos rëndë humbi jetën pasi nuk mori ndihmën e parë në kohë.

Të plagosur kanë mbetur edhe babë e bir, Renato Hasula dhe Englatin Hasula të cilët janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Njëri prej autorëve të ngjarjes së rëndë, Fiqiri Mjeshtri ka vrarë veten disa qindra metra larg vendit të ngjarjes. Në lidhje me këtë ngjarje deri më tani janë arrestuar Fatmir dhe Besnik Mjeshtri por ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit