Kunati dhe vjehrra bëjnë për spital nënën e tre fëmijëve, gruaja në lot rrëfen dramën e saj

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.10.2022, 13:51

Në Shqipëri dhuna ndaj grave dhe vajzave vazhdon të jetë një fenomen i rëndë në shoq♪7rinë shqiptare.

Merita një grua e re në moshë tregoi për BW se dhunohet prej vitesh nga vjehrra dhe kunati. Ajo rrëfeu se dhuna ka qenë nga më brutalet dhe se vjehrra dhe kunati kanë ushtruar presion psikologjik për t’u larguar e reja nga banesa e të shoqit pasi pretendojnë se ajo banesë është e tyre.

Nga ana tjetër Merita rrëfen se për shkak të mbrojtjes që i ka dhënë i shoqi ai sot ndodhet në burg pa afat.

Unë jetoja vetëm me bashkëshortin sepse kisha problemet e mia. Më përndiqte ish-bashkëshorti me të cilin kam tre vajza. Derisa ai u arrestua kam jetuar me qira.

Unë i paguaja faturat në fillim vjehrrës. Shkonim shumë mirë. Vija në darkë e puthja, i thosha o nënë çfarë ke, si je. Burri im kishte një lokal me qira e punonte, por pastaj e mbylli se nuk shkonte. Familja e kunatit ka ndikuar në sjelljen e saj.

Debati i parë që kisha me kunatën time për ujin. Ajo më tha ti s’ke punë, je dashnorja e tij, kur unë jam me celebrim. Jam paragjykuar gjithë kohës për martesën time të parë. Si unë dhe fëmijët e mi janë bullizuar, janë fyer e ofenduar.

Vajzën e madhe ma ka rritur babai im. Vajzën e dytë e kam çuar te Kisha ortodokse. Vajzën e vogël e kam mbajtur vetë. Me bashkëshortin shkoj shumë mirë, por janë këta të tjerët. Burri im është shumë i mirë dhe ishte ai që donte që të martoheshim se unë thosha që boll kam vuajtur.

Burri im është sot pas hekurave për shkak të vjehrrës, se i tha unë nusen e kam marrë për vete jo për ty, më mbronte mua.

Sa kisha hyrë në shtëpi, pak ditë sollën ish-bashkëshorten e tij për të nxitur sherr. Ajo deri sa nuk kisha vajtur unë, nuk vinte kurrë. E thirrën vjehrra dhe kunati. Më kanë rrahur brutalisht, kam përfunduar në spital”, tha gruaja.

Merita denoncoi vjehrrën dhe kunatin se e kanë dhunuar dhe e kanë kërcënuar. Teksa në studio ka ardhur nëpërmjet një rrëfimi dhe vajza e saj e madhe, adoleshente.

Ajo tregoi se nëna e saj është dhunuar nga njerëzit e burrit dhe se ajo madje vetë është kërcënuar me përdhunim. Por vetëm falënderime e reja kishte për njerkun e saj, për të cilin tha se e ka mbrojtur dhe e ka trajtuar si vajzën e tij, ndërsa sot është pas hekurave.

“Njerku më mbronte, rrinte më priste te puna për shkak të kërcënimeve të vëllezërve të tij dhe nipave. Mamit i kanë thënë ‘do shikosh se çdo të bëhet ty, se ke një 16-vjeçare, do ta përdhunojë dhe burri që ke në shtëpi. Ai më ka trajtuar si vajzën e vetë, asnjëherë nuk jam ndjerë e kërcënuar. Një nga vëllezërit e tij ka një djalë të madh dhe ka ardhur 2-3 herë te puna ime. Ndaj njerku u ndje i detyruar dhe rrinte më priste deri sa të mbaroja. Po unë mamit i them sot mos u mërzit dhe mos u shqetëso për paragjykimet. Ti e di që unë nuk e kam vrarë ndonjëherë mendjen se çfarë thonë njerëzit. Ajo është e sëmurë dhe unë do ta marr këtu në Itali të kurohet”, tha vajza në lidhje telefonike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit