Guardiola: Championsi mision i vështirë, Real Madrid është gjithnjë aty

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 12.10.2022, 12:37

Manchester City është një nga skuadrat më të forta në Europë dhe pretendente absolute për t’i shkuar deri në fund Champions League-s për këtë sezon. Gjithsesi, trajneri i kampionëve të Anglisë, Pep Guardiola i di vështirësitë, kur ende në lojë është eksperti i këtij kompeticioni, Real Madrid.

“Los Blancos” e kanë fituar 14 herë kupën me veshe të gjatë, sa dyfishi i Milanit, ndjekësi më i afërt. Guardiola flet edhe për barazimin pa gola ndaj Kopenhagenit në grupet e Champions, ku City luajti shumë minuta me një lojtar më pak. Ai tregon se Haland ka ndjerë lodhje dhe kjo ishte arsyeja përse nuk luajti ndaj danezëve.

"Champions League është shumë e vështirë për t'u fituar sepse Real Madridi është gjithmonë aty. Ky barazim ndaj Kopenghagenit na jep një pikë të rëndësishme, sepse nuk ishte një ndeshje e lehtë të luajë një ndeshje me 10 lojtarë kundrejt 11 të skuadrës tjetër.

Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Haaland e përfundoi ndeshjen kundër Southamptonit shumë i lodhur dhe në ditët e fundit nuk është rikuperuar siç duhet. Sot ishte pak më mirë, por vendosëm ta mbajmë atë pushim për të mos e rrezikuar”, u shpreh Guardiola.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit