“Testimi i virgjërisë”, nga sot llogaritet si vepër penale në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.10.2022, 12:11

“Testimi i virgjërisë”, llogaritet vepër penale me kodin e ri që votoi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme. Ky veprim nëse ndodhë do të sanksionohet me këtë kod, pasi që llogaritet si shkelje të drejtave të njeriut.

Qeveria e Kosovës, ka miratuar sot ndryshimin në Kodin Penal, përmes së cilit parashihen dënime më të ashpra për të dënuarit për dhunë në familje, sulm seksual e dhunimit.

Një pjesë e rëndësishme e këtij kodi përveç masave ndëshkuese për dhunuesit është edhe llogaritja si vepër penale e testimit të virgjërisë.

Ministria e Drejtësisë përmes së cilës kanë kaluar ndryshimet në këtë kod, konsideron se kërkimi i këtij testi do të sanksionohet pasiqë kërkimi i tij shkel të drejtat themelore.

“Po ashtu është paraparë si vepër e re penale Testimi i virgjërisë, kjo vepër e re sanksionohet sepse konsiderohet se ky është test mjekësor i panevojshëm përmes së cilit shkelen të drejtat themelore njeriut”, thuhet te masat ndëshkuese që ka publikuar këshilltari i Ministres Albulena Haxhiu, Flamur Pireva.

“Andaj synojmë që të sigurohet rritja dhe përputhshmëria e kornizës ligjore të Kosovës me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të cilat i ndalojnë kontrollimet e detyruara të virgjërisë ka bërë ndryshimet e nevojshme në këtë aspekt”, thuhet më tej tek masat ndëshkuese.

Përveç kësaj, me kodin e ri të dënuarit për sulm seksual dhe dhunë në familje, do të përballen me masa të rënda sipas ndryshimeve të Kodit Penal. Atyre parashihet t`u ndalohet kandidimi në pozita publike në periudhën nga 3-10 vjet në të gjitha nivelet. Gjithashtu atyre do tu ndalohet edhe marrja e patent shoferit, shkruan Insajderi.

“Të dënuarit për dhunë në familje e sulm seksual, nuk mund të marrin patentë-shoferin as punë publike” – Merret vendimi në qeveri

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se njëra nga masat e reja para sheh që të dënuarve tu ndalohet kandidimi në pozita publike në periudhën nga 3-10 vjet në të gjitha nivelet dhe ndalimi i marrjes së patent shoferit

“Përmes këtij Ligji për ndryshmin e kodit Penal, parashihet që për personat që kryjnë sulmit seksual e dhunë në familje të shtohen dënimet plotësuese: ndalimin për kandidim në pozitë publike nga 3-10 vjet në pozitë publike. Ndalimin në punësimin publik në të gjitha nivelet. Ndalimin për përfitimin e patent shoferit që është shpallur fajtor për këto vepra. Ndalimi i aplikimit si investitor strategjikë nga 3-10 vjet. Në rastet kur kemi të bëjmë me dhunim e sulm seksual, kufijtë e zbutje së dënimeve nuk do të zbatohen”, tha Haxhiu në mbledhjen e qeverisë”, tha Haxhiu.

Nuk nuk do të jetë e gjitha, sipas asaj që tha Ministrja Haxhiu. Për personat që me dashje kryejnë këto vepra ndaj grave që ushtrojnë funksione publike dënimet do të nisin nga 6 muaj deri në tri vjet.

“Kushdo që me qëllim të frikësimit, me dashje ushtron dhunë fizike, seksuale e ekonomike ndaj grave që ushtrojnë funksione publike apo kandidate, parashihet që dënimi të jetë 6 muaj deri në 3 vjet. Kurse për vepra penale në formë të organizuar cilësohet rrethanë rënduese. KGJK e mban regjistrin me emër dhe mbiemër të personave që shpallen fajtor për këto vepra penale”, tha Haxhiu para kolegëve ministra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit