Studimi/ Për të nxjerrë gurët në veshka duhet të kryeni marrëdhënie 4 herë në javë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 12.10.2022, 11:01

Në Indonezi kanë gjetur një mënyrë shumë efikase për të nxjerrë gurët në veshka, që në rast se nuk trajtohen, krijojnë dhimbje dhe probleme të mëdha në organizmin tonë.

Journal of Sexual Medicine tregon se tkurrja dhe relaksimi i qafës së fshikëzës, që ndodh gjatë orgazmës, mund të ndihmojë gjithashtu në nxjerrjen e gurëve në veshka. Kjo është për shkak se, ndërsa muskujt relaksohen, urina inkurajohet të kalojë përmes uretrës, së bashku me gurët në veshka.

Urologët në Universitetin Airlang në Surabaya kanë bërë pesë studime mbi këtë temë. Ata angazhuan 406 pjesëmarrës, të cilëve iu tha të bënin seks ose të masturbonin tre deri në katër herë në javë, teksa u studiua edhe një grup tjetër që ishte më pak aktiv seksualisht.

Dr. Yudhistira Pradnyan Kloping dhe ekipi i tij ekzaminuan sesi marrëdhëniet seksuale ndikuan në numrin e gurëve në veshka që u nxorën secilin grup dhe zgjatjen e këtij procesi. Rezultatet tregojnë se shkalla e shërimit ishte 5.7 herë më e lartë në grupin seksualisht aktiv.

Nxjerrja e gurëve tek ata që ishin seksualisht aktivë ishte gjithashtu më i shpejtë. Gjithashtu, numri i njerëzve që kishin nevojë për lehtësim dhimbjeje për shkak të gurëve në veshka ishte 62% më i ulët tek ata që ishin seksualisht aktivë. Po ashtu, numri i atyre që kishin nevojë për trajtim me laser për të thyer gurin ishte pesë herë më i vogël se grupi i kontrollit, që nuk kryenin marrëdhënie shpesh.

Për një të pestën më e ulët se grupi i kontrollit, i cili abstenoi nga seksi. Si përfundim, marrëdhëniet seksuale ose masturbimi tre deri në katër herë në javë janë të dobishme për nxitjen e nxjerrjes spontane të gurëve në veshka është konkluzioni i studimit, siç raporton “Daily Mail”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit