Shije dhe aromë e pazakontë e ujit në Tetovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.10.2022, 12:06

Për të gjashtin vit me radhë në periudhën e vjeshtës që uji në Tetovë ka shije dhe erë të pazakontë, por analizat fillestare tregojnë se është i sigurt për t’u pirë.

Ky fenomen u konstatua për herë të parë në vitin 2017 kur Qendra e Shëndetit Publik konstatoi se aroma dhe shija e pakëndshme vjen nga bimësia, kryesisht nga gjethet e pemëve që bien nga ujërat e lumit të zonës së Leshnicës, ku uji merret në sistemin e ri të furnizimit me ujë.

“Analizat fillestare janë të mira dhe uji është i sigurt për t’u pirë. Bakteriologjikisht dhe kimiko-fizikisht uji është i pijshëm edhe tani, nëse qytetarët nuk e duan ujin e tillë, të mos e përdorin në ditët në vijim. Përvoja e viteve të kaluara ka treguar se aroma dhe shija e pazakontë do të zhduket pas disa ditësh”, deklaroi Ratko Davidovski nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë. Reklama

Ai tha se qendra kontrollon çdo ditë cilësinë e ujit në ujësjellësin e qytetit. Në vitet e kaluara kjo dukuri është kapërcyer edhe me klorinim të shtuar.

“Ujësjellësi i Tetovës për momentin ka rreth 300 litra ujë në sekondë, prej të cilave 200 nga i vjetri dhe 100 litra nga ujësjellësi i ri. Ujësjellësi i ri mund të fiket, por do të ketë sasi të pamjaftueshme të ujit”, tha Davidovski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit