Kaluan Kanalin me gomone, më shumë se 1600 emigrantë kapen nga policia angleze brenda 48 orësh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.10.2022, 20:20

Nga e diela deri të hënën, më shumë se 1600 emigrantë dhe 38 gomone janë kapur në Kanalin Anglez nga autoritetet britanike. Një total prej 1,065 emigrantësh në 25 gomone u kapën nga autoritetet britanike vetëm të dielën. Sipas mediave britanike ky lajm është bërë i ditur nga kreu i Brexit, Nigel Farage i cili pyet se kur do të mbarojë e gjithë kjo situatë.

360 emigrantë ​​të tjerë u kapën nga autoritetet franceze dhe u kthyen në Francë nga ngushtica e Pas-de-Calais. Sipas shifrave të Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, të hënën 539 emigrantë u kapën në Kanalin Anglez në 13 gomone duke e çuar në 1,604 totalin e dy ditëve. Ndërkohë një gomone e cila kishte në bord 68 emigrantë u shpëtua në kohë nga autoritetet franceze.

Numri i kalimeve të paligjshme të emigrantëve është rritur këtë vit, duke thyer rekordin e vitit të kaluar. Sipas Farage numri total i emigrantëve që kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit është 35.000. Deri më tani shqiptarët janë ata që kryesojnë listën, pas tyre vijnë afganët e më pas iranianët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit