Iku në Angli me gomone, 20-vjeçari shqiptar nis punë në shtëpi bari: Merrem me ujitjen, fitoj 6 mijë £

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.10.2022, 19:00

Gjatë kësaj vere me qindra të rinj shqiptarë kanë mbërritur në Angli me gomone. Një 20-vjeçar nga Tirana ka rrëfyer për mediat rrugën e tij drejt Francës e më pas drejt Anglisë, aty ku punon tani në një shtëpi bari.

Nga Tirana në Francë shkuam në rrugë tokësore, pastaj nga Franca në Angli ikëm me gomone. Gjithë rruga ishe 5 mijë paund. Kemi qëndruar 10 orë në det, kemi qenë diku tek 40 persona nga këto dhe gra më fëmijë me bebe.

Ai thotë se ndërmori rrugën drejt Anglisë për shkak të kushteve të vështira të jetesës këtu në Shqipëri. Këtë vit ai do të diplomohej në Fakultetin e Ekonomisë, por diplomimi e gjen në një shtëpi bari ku merret me vaditjen, krasitjen e kanabisit.

Ishte një zgjidhje e detyrueshme sesa prej qejfit. Të gjesh punë në Shqipëri është e pamundur. Nuk të garanton shteti asnjë punë të sigurt, faturat vetëm rriteshin, pagesat e shkollës ishin të papërballueshme për një familje si e imja. Kushtet dhe rrethanat u bënë të tilla që të largohesha… kemi diskutuar me disa të afërm për të punuar në shtëpi bari. Këtu është me cikël në moment që mbaron procesi në varësi të rezultatit mund të marr 5-6 mijë paund. Unë merrem me ujitje, vaditje krasitje.

Rruga për të mbërritur në Angli me gomone ka qenë tepër e vështirë për të riun shqiptar i cili thotë se gomonia e tyre u ça në mes të detit.

Në momentin që shkëputesh nga bregu të duket sikur ke pak përqindje shprese për të shpëtuar, deri në një moment që mbaroi benzina e gomones. Fatmirësisht arritëm që të hyjmë në lidhje me policinë britanike dhe na shpëtuan, gomonia ndodhej mes detit, filloi uji të futej ujë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit