Subvencione për blerje të druve, qytetarë do të marrin 500 den për m³

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.10.2022, 18:23

Banorët e Komunës së Kisella Vodës drunjtë për ngrohje do t’i marrin për 500 denarë më lirë për metër. Kjo ngaqë komuna do t’i ndaj subvencione për amvisëritë që ngrohen me dru.

“Alternativa më e leverdishme dhe e lirë për ngrohje gjatë këtij dimri për qytetarët ngelet ajo me dru. Kryetari i Komunës së Kisella Vodës ka vendosur që t’i qerasë qytetarët që ngrohen me dru me nga 500 denarë për metër kub”.

Thirrja publike do të shpallet për disa ditë, njoftoi për tv21 kryetari Orce Gjorgjievski. Ndersa si dëshmie duhet pasur sasinë e drunjve të blerë.

“Më konkretisht, në këtë thirrje publike mund të aplikojnë të gjithë ata që e kanë blerë këtë lloj energjie për ngrohje që nga prilli i këtij viti, deri në momentin e shpalljes së thirrjes. Për një metër kub dru zjarri do të paguhen 500 denarë, ndërsa qytetarët do të duhet të sigurojnë dëshmi për sasinë e drunjve të blerë. Pagesa do të bëhet sipas parimit të shërbimit të parë, derisa të mbarohen mjetet e parapara nga buxheti i komunës në shumë prej 1.200.000,00 denarë”, tha Orce Gjorgjievski – kryetari i komunës së Kisella Vodës.

Qytetarët e kësaj komune e përshëndesin masën e komunës, por për ta 500 denarë janë të pamjaftueshme krahasuar me çmimin e druve.

“Jo, 500 denarë, 4500 janë drunjtë ose 5000, çfarë janë 500 denarë, si do të ndihmojë… pensionistëve tu ndihmojë disi… nuk ka shanse.”

“Duhet t’i subvencionojnë që të ngrohen pa para, 10 kub t’i japin që ta kalojnë dimrin si duhet. Ky është subvencionim për mua se 500 denarë s’di si të them…”

“Duhet të ju lëshojnë, unë nuk shfrytëzoj dru aspak megjithatë ka njerëz që ngrohen me drunj dhe më bëhet qejfi sepse çmimet kanë shkuar në qiell, shtrenjtësi e madhe. Ja kam blerë këtu diçka po janë imtësia”

“Mirë, mirëpo 500 denarë nuk e di sa do të hynë në punë.”

“Nuk shoh shumë diferencë, 5500 sa janë drunjtë kur të shikosh është e kotë.”

“Mirë, super. Nuk janë të mjaftueshme por do të ndihmojnë pak.”

Zv/drejtori i NP Pyjet Nacionale Berat Dehari hedh poshtë zërat se nuk ka më dru në depo, deklaron se në dispozicion ka edhe 120 mijë metër kub dru për djegie të asortimenteve të ndryshme, nga gjithsej 450 mijë sa ka patur në fillim.

“Shqetësimet e qytetarëve janë nga depotë, deri sa unë kam informata para disa ditësh, ato janë furnizuar në mënyrë të rregullt dhe ka sasi të konsiderueshme. Do të shtoj edhe se këtë vit kemi pasur rritje të sasisë, për 20% krahasuar me vitet e kaluara, kemi më shumë sasi të drurit për djegie”, tha Berat Dehari – zv/drejtor i N.P. Pyjet Nacionale.

Ndryshe komuna e Kisella Vodës ka subvencionuar edhe banorët që përdorin stufa me peletë, si dhe fatura të energjisë elektrike për familjet sociale. Masën e fundit mund ta shfrytëzojnë rreth 2.400 amvisëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit