Imami nga Mitrovica: Ikballe Huduti nuk po flet në emër të islamit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.10.2022, 17:10

Dy ditë më parë Ikballe Huduti ka deklaruar se ia kishte gjetur burrit të saj edhe dy gra tjera. E kjo deklaratë ngjalli shumë reagime.

Rreth kësaj ka reaguar edhe hoxha nga Mitrovica, Eroll Nesimi, i cili u shpreh se Huduti nuk po flet në emër të islamit por në emër të shiizmit të Iranit.

Reagimi i tij:

Njoftim për opinionin shqiptar:

Po filloj ti shkruaj këto fjale për ti treguar shqiptarëve se kjo grua (Ikballe Huduti) nuk është duke folur në emër të islamit, është dukë folur në emër të Shizmit të Iranit, e të cilin nuk e njeh bota Islame.

Dëshiroj t’ju tregoj se Islami nuk e lejon martesën të cilën ajo pretendon, martesën e përkohshme apo martesën me marrëveshje për një kohe të caktuar, kjo martese është e njohur vetëm tek Shiat, tek të cilën martesa mund të bëhet për disa or, dit, jave apo muaj, e që kjo martese nuk ka dallim nga shtëpia publike.

Tek Shiat njeriu mund të shkoj të bëj martesë për 1 ore ose për 5 dite etj, tek ta kjo martës është njësoj sikurse me marr tek ne një kerr me qera (rent a car) e bën marrëveshjen për sa kohe të nevojitet gruaja (apo tek ne vetura) e shfrytëzon sa të kesh nevoje, dhe pastaj kur të kalon kontrata e kthen gruan, sikurse tek ne e kthen veturën tek pronari.

Islami jonë është i pastërt nga kjo njoll e saj që ja mvesh Islamit dhe shpif në emër të Islamit. Kjo lloj martese është HARAM HARAM HARAM (e ndaluar) dhe është Zina (amoralitet).

Prandaj i këshilloj vëllezërit dhe motrat shqipëtar-e mos të mashtrohen nga kjo shpifëse e cila thërret në emër të Islamit, kurse Islami me të është larg sa lindja nga perendimi.

E këshilloj edhe udhëheqësin e emisionit Sadri Imeri dhe të tjerët mos të thërrasin njerëz të tille nëpër emisione vetëm e vetëm të bëjn show, kurse dihet se këta persona nuk kane kompetencë të flasin për Islamin pasi që nuk e kan studijuar Islamin, por e kane studiuar Shiizmin, e tek ta janë të lejuara shuuuuum gjëra (të cilat mos me zgjat nuk pi përmendi) të cilat islami i ndalon. Allahu na ruajt nga kurthet e Shejtanit dhe pasuesve të tij.

Kjo është deklarata e Ikballes:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit