Helmonte foshnjat me insulinë, kjo është infermierja e cilësuar si vrasëse seriale

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.10.2022, 15:34

Një infermiere nga Hereford është dënuar nga Gjykata e Mançesterit pasi akuzohet për 22 akuza.

Infermierja e identifikuar si Lucy Hetby akuzohet për vrasjen e 5 djemve dhe dy vajzave si dhe tentativës për të vrarë edhe 10 foshnja të tjera në spitalin "Countess of Chester".

Gjyqtarët dënuan infermieren pasi mësohet se ajo ka tentuar të vrasë 4 herë një fëmijë, ndërsa një tjetër e ka vrarë duke i injektuar ajër.

Në seancën gjyqësore që u mbajt për infermieren ishin edhe anëtarët e disa foshnjave të ndjera.

Ajo që bëri përshtypje ishte se infermierja sipas gjyqtarëve ka vazhduar të punojë në spital, ndonëse kishte vrarë shumë fëmijë.

Nga viti 2015 dhe 18 muajt në vijim në spitalin ku punonte infermierja Lucy vdekshmëria e foshnjave ishte rritur ndjeshëm dhe në mënyrë të dyshimtë.

Kjo rritje e vdekshmërisë u vu re nga konsulentët e spitalit të cilët panë se foshnjat po vdisnin në mënyrë të papritur.

Midis disa rasteve ishin dy foshnjat djem dhe të dy të lindur binjakë të cilët u helmuan brenda pak ditësh nga momenti që lindën.

Foshnjat ndërruan jetë pasi ishin helmuar me insulinë nga infermierja Lucy.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit