U shpall “kriminele” pasi ndërtoi kotec pulash pa leje, 81-vjeçarja nga Vlora endet gjyqeve si të ishte pronare e ndonjë kulle

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.10.2022, 15:10

Lefkotheia Karasa është e moshuara e cila banon në fshatin Nartë të Vlorës e cila pas një ndërtimi pa leje në oborrin e saj u shoqërua me forcë në polici.

Ngjarja ndodhi më 14 shtator ku pas konfliktit për një ndërtim pa leje të një koteci pulash në oborrin e shtëpisë së saj, e moshuara u kallëzua në polici.

Ajo u trajtua dhe po vazhdon ende të trajtohet si një kriminele vetëm për një kotec pulash që kishte ndërtuar në oborrin e saj.

E moshuara nga Vlora pasi u shoqërua në komisariat është përballur sot togat e zeza.

Avokati Kujtim Cakrani ka ndarë një video ku shihet se si 81-vjeçarja ecën në ambientet e Gjykatës së Vlorës, si të ishte pronare e ndonjë kulle pa leje.

"Sot pas seancës gjyqësore gjyshja 82 vjeçare nga Narta e Vlorës, që policia e rilindjes e shoqëroj në komisariat dhe më pas e procedoi për ndërtim pa leje. Mos mendoni se ka ndërtuar ndonjë pallat 10 katësh në qendër të Vlorës jo, ndërtimi pa leje konsiston në rregullimin e kotecit të pulave. Do ndërtojmë shtet apo do tallemi,"-shkruan avokati krahas videos.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit