Bashkia Tiranë po na ‘vret’ çdo ditë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.10.2022, 09:49

Mundësitë për të qarkulluar në Tiranën urbane janë këto:

Në këmbë-Të ecësh në këmbë në Tiranë është sfidë e gjithsecilit, pasi përballesh përgjithësisht me non-sense të sinjalistikës rrugore të vendosura nga enti pronar i rrugëve, Bashkia Tiranë, të cilat konsistojnë jo vetëm në këto raste, por po sjell në vëmendje si më poshtë vijon:

Vijat e kalimit të këmbësorëve (ku fluksi i qarkullimit është i rënduar), janë të parregulluara me semafor, në vijat e kalimit të këmbësorëve ka përplasje përparësish, pra lejon kalimin e mjeteve dhe të këmbësorëve njëkohësisht; vijat e kalimit të këmbësorëve në pika kyçe gjë që nuk përballon fluksin e kalimit të këmbësorëve, vija të kalimit të këmbësorëve që janë me një drejtim të cilat përfundojnë në bllokadë/pakalueshmëri, vija të kalimit të këmbësorëve pa sinjalistikë fare, trotuare të ngushta, trotuare të zëna nga parkingje, trotuare të bllokuara nga firmat e ndërtimit, trotuare të zëna nga kioska, trotuare që në një pikë janë të bllokuara… etj.

Qarkullimi me biçikletë-Janë disa punë të mira për këtë mënyrë qarkullimi, sikurse janë korsitë e dedikuara të biçikletave, po konstatohen probleme substanciale ku mund të theksoj vetë disa:

Korsitë e dedikuara vijojnë për një pjesë të rrugës dhe ndërpriten nga rakordime të konkave apo konvekse (bordura dhe disnivele) pra që është e nevojshme të zbresësh dhe ta marrësh biçikletën në krah, korsi biçikletash që janë vetëm për një pjesë rruge dhe nuk rregullohen me sinjalistikë duke sjellë konfuzion qarkullimi; korsitë e biçikletave nuk vijojnë në asnjë kryqëzim si dhe nuk kanë kohë kalimi të rregulluar me sinjalistikë (semafor) çka është burim aksidenti dhe frikë tek përdoruesit, në zonat ku biçikletat mund të përdorën më së shumti mungojnë korsitë e biçikletave; përdorimi i bicikletave ka si qëllim përdorimin urban dhe në zona të banuara çka do të thotë që korsitë duhet të kenë vijueshmëri nga blloku i banimit, rruga kryesore, kryqëzimi e deri në destinacion apo rrugë me përdorim të gjerë me hapësira të bollshme ku mjafton kujdesi i shtuar; një problem tjetër tepër i rëndësishëm është mungesa e vendqëndrimeve apo vendparkimeve të sigurta (për këtë qëllim aktualisht përdorën pemët, shtyllat e ndriçimit, rrethimet, kangjellat apo zënia e trotuareve).

Gjithashtu problematikat që janë të pranishme tek qarkullimi i këmbësorëve janë evidente edhe tek qarkullimi me biçikletë.

Forma e tretë e qarkullimit urban është përdorimi i transportit publik: Kjo mënyrë e qarkullimit urban në Bashkinë e Tiranës është e tmerrshme, skandaloze dhe krejtësisht jashtë përmbushjes së qëllimit funksional të tij.

Për këtë formë të qarkullimit urban, do të mund të shkruaja në një trajtesë të veçantë pasi ka problematika konceptuale, funksionale, qëllimore, teknike, shkencore dhe mungesë totale e vëmendjes nga organi publik, Bashkia Tiranë; por në këtë trajtesë të shkurtër do të fokusohem vetëm në disa problematika të cilat për mendimin tim, janë thelbësore që e bëjnë këtë mënyrë transporti të papërdorshëm dhe në rastin më të mirë përdhunësisht e detyrimisht, në pamundësi tjetër, të përdorshëm vetëm se s’ke ç’të bësh tjetër.

Problematika e këtij mjeti qarkullimi apo transporti urban konsiston: mungesa e korsive të dedikuara për transportin publik, e cila sjell pamundësinë për të arritur në destinacion përtej çdo pritshmërie.

Stacionet e transportit publik janë pa informacion, pra një qytetar nuk ka mundësi absolute të kuptojë se në cilën rrugë është, pamundësinë për të ditur në cilin stacion si dhe në stacionin përkatës sa linja kalojnë dhe ku janë destinacionet.

Pra duke e lënë në këtë gjendje sinjalistikën e stacioneve kuptohet që ky mjet transporti nuk mund të ketë përdorim të gjerë, pasi mungon informacioni për destinacionin, duhet të jesh i çmendur që të presësh në një stacion transporti publik pa e ditur se cila linjë vjen dhe ku shkon; kjo mund të rezultojë në kuturu për secilin.

Por në fakt me anë të kësaj tregon që transporti publik është i destinuar vetëm për një pjesë të caktuar të popullatës që identifikon linjat nga ngjyrat e autobusëve, zhurma e tyre, smogu që ata nxjerrin, fatorinoja që ulëret dhe shtyn, nga shoferi apo gjatësia e autobusit…

Problematika tjetër konsiston në pamundësinë e llogaritjes së mundësisë së arritjes në destinacion; pra ti mund të nisësh në orën 7:20 të mëngjesit për të qenë në punë në orën 8:30, por kjo është e pamundur.

Që ti të arrish në orarin e përcaktuar ne punë, duhet të llogarisësh se ti mund të presësh në stacion 20/30/40/50 minuta e mund të ndodhë që autobusi mund të mos vijë, mund të vijë dhe nuk ndalon, mund të vijë dhe s’ka vend ose mund të vijë, ti hipën dhe pasi përshkruan një pjesë të rrugës ai fikët dhe nuk ecën më; pra duhet të jesh një profesor i matematikës në profilin e probabilitetit që të mund të parashtrosh mundësitë që ekzistojnë për të përdorur këtë mjet të qarkullimit urban.

Mandej mund të themi se autobusët në të shumtën e stacioneve e kanë të pamundur të ndalojnë në stacionet e dedikuara, pasi ato nuk janë projektuar dhe ndërtuar si të tillë, por vetëm është ngulur një tabelë sipas tekave të momentit, pra ka tabelë për stacion autobusi, por autobusi e ka të pamundur të futet në stacion sepse nuk e lejon rruga, nuk e lejon qarkullimi, nuk e lejon gjatësia e stacionit pasi është zënë nga tabelat e parkingut të vendosura nga Tirana Parking, Bashkia Tiranë.

Pra qytetari përdorues i këtij transporti që të hipë në autobus do duhet të kalojë nëpër pengesa dhe rrugë qarkullimi mjetesh, biçikletash apo këmbësorësh, e thënë shkurt një katrahurë, rrumpallë.

Pamjaftueshmëria e linjave dhe mjeteve (autobusëve) për linjat ekzistuese është një tjetër problematikë madhështore.

Kushtet teknike dhe akomoduese brenda këtyre autobusëve janë skandaloze. Pasiguria në këtë qarkullim është një tjetër problematikë që nga kontrollet ka rezultuar se drejtuesit e mjeteve të transportit publik përdorin në masë alkoolin.

Fatorinot janë një tjetër problematikë kolosale, pasi atij do i duhet të qarkullojë nga fillimi në fund të mjetit pavarësisht ngarkesës apo mbingarkesës që mund të ketë autobusi dhe kjo sjell shtyrje, shtypje, shkelje, shqelma, ngacmime, trysni, parehati dhe ndjesinë e të qenit jo komod. I ftohti dhe i ngrohti, aromat dhe pisllëku është i njëjtë me atë në ambientin e rrugës…etj.

Ka edhe mjaft problematika të tjera që janë të të njëjtit nivel dhe rëndësi, por nuk është se e ndryshojnë në të mirë përshkrimin e situatës. Në tërësi mund të them se problematikat dolën në pah, ato janë të shumta, reflektojnë handikapin e madh por jo të vetëm që ka Bashkia e Tiranës, në administrimin dhe përmbushjen e detyrimeve të saj ligjore përkundrejt qytetarëve, qytetit dhe drejtësisë.

Këto problematika në fakt ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën, shëndetin biologjik, psikologjik dhe cilësinë minimale të jetës së mbarë qytetarëve.

Nëpërmjet trafikut urban si një trysni e përditshme e në trend përkeqësimi, pamundësia për të qarkulluar lirshëm në rrugët urbane për shkak të keqmenaxhimit është shkaktar i një kategorie të veçantë të stresit, si ngarkesë e shtuar psikologjike.

*Bashkia Tiranë, po na vret çdo ditë…”, fjala “vret” është përdorur sipas kuptimit të dhënë ne pikën 3, 4, 5 dhe 6 të Fjalor i gjuhës shqipe, botim i Akademisë se Shkencave, viti 2006, ISBN: 99943-817-5-X.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit