“Marjus Musaku nuk e ka përdhunuar Ersida Dyrmishin! 30-vjeçarja largohet drejt Francës”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10.10.2022, 18:17

Marjus Musaku është i arrestuari për rrëmbimin dhe përdhunimin e Ersida Dyrimishit, 30-vjeçares, që edhe pse me fëmijë dhe e martuar kishte një lidhje të dytë. Mirëpo, sipas Musakut dhe avokates, ekspertiza mjeko-ligjore nuk e tregon diçka të tillë, pra Ersida nuk është përdhunuar, por ka shkuar me dëshirë tek lushnjari.

Avokatja e Marjus Musakut ka deklaruar se “jemi në fazë hetimi” dhe se kanë bërë kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, por është hedhur poshtë nga gjykata.

Ndërkohë, 30-vjeçarja është larguar drejt Francës dhe nuk ndodhet në Shqipëri.

Avokatja e Marjusit tha:

Ne kemi bërë një kërkesë në Gjykatë ku kemi kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë, që të hetohej në gjendje të lirë dhe nuk është pranuar. Është shqyrtuar dhe po presim arsyetimin e Gjykatës. Ne po presim vendimin e arsyetuar dhe do të apelojmë. I kemi çuar të gjitha provat dhe janë pranuar. Madje janë këqyrur edhe bisedat telefonike dhe janë gjetur fotot intime. Ersida pretendon se është ushtruar dhunë, janë droguar dhe është përdhunuar. Por sipas ekspertizës, Ersida nuk është përdhunuar, gjithashtu ka dalë se nuk kanë konsumuar drogë. Do e çojmë në apel. Ersida është viktimë dhe për momentin është në dëshirë të saj nëse do të paraqitet në Gjykatë. Përfaqësuesja e saj ka thënë se ndodhet jashtë shtetit në gjendje të rëndë, me ankth. Ne kemi çuar si provë një deklaratë të mbesës së Marjusit, por nga ana e Prokurorisë ne nuk e kundërshtojmë se ata kishin lidhje, por se ai e ka mbajtur me zor,

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit