Koreja e Veriut: Testet bërthamore janë për të zhdukur armiqtë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.10.2022, 14:30

Lideri verikorean ka sinjalizuar se do të kryejë edhe më shumë teste provokuese. Sipas REL, deklarata e Koresë së Veriut u lëshua në përvjetorin e 77-të të Partisë së Punëtorëve, që është në pushtet, dhe shihet si përpjekje për unitetin e publikut ndaj Kimit, i cili po përballet me vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga pandemia, por edhe për shkak të kërcënimit të sigurisë që paraqet aleanca ushtarake midis SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

“Përmes shtatë lëshimeve të raketave dhe operacioneve taktike bërthamore, u shfaqën aftësitë tona… të forcave luftuese bërthamore që janë të gatshme të godasin dhe zhdukin shënjestra në çdo lokacion dhe në çdo kohë”, tha agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

KCNA tha se testimi i raketave u bë në përgjigje të stërvitjeve të fundit detare të forcave të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, ku u përfshi edhe avionmbajtësi USS Ronald Reagan. Kjo ishte hera e parë në pesë vjet që ky avionmbajtës u përfshi në stërvitje.

Koreja e Veriut i konsideron stërvitjet ushtarake SHBA-Kore e Jugut si përgatitje për pushtim, edhe pse këto shtete kanë thënë se stërvitjet janë të natyrës së mbrojtjes. Që nga maji, kur u formua Qeveria e re në Seul, ushtritë e SHBA-së kanë zgjeruar stërvitjet e tyre ushtarake, pasi i kishin zvogëluar ato për shkak të pandemisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit