Babai i Marsel Buçit që ia dogjën makinën: E ka bërë Deizi Arapi, ka një stil jetese që nuk e justifikon dot me punë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.10.2022, 13:00

Marsel Buçit, në Bilisht gjatë mesnatës i dogjën makinën e tij që e kishte parkuar para shtëpisë.

Pas ngjarjes babai i tij, Urim Buçi, ka akuzuar Deizi Arapin si përgjegjëse për ngjarjen.

Babai i Marselit, deklaron se Arapi shpik akuza për djalin se ishte ai që i dogji automjetin ndërsa thotë se ajo ka një stil jetese që nuk e justifikon dot me punë.

"Në dy të natës u dëgjua një zhurmë dhe gruaja më tha ngrihu se i kanë vënë zjarrin makinë së djalit. U zgjuam dhe pamë që makina kishte marrë flakë e gjitha. Lajmërova policinë dhe erdhën në vendngjarje na morën në pyetje, ku dyshoni etj. Unë dyshimin e kam para një muaj, akuzoi djalin që ishte i futur nga dikush. Pas verifikimeve doli që im bir nuk kishte lidhje me ngjarjen. Pas dy ditësh, i del prapë përpara me makinë djalit dhe filloi ta ofendojë. Qëndroi djali dhe i tha: Si e ke punën moj çupë e mbarë? S’vajti dy minuta, mori policinë në telefon dhe u tha filani me shau. Filloi sërish të sajonte gjëra, mori në telefon shefi komisariatit dhe i tha mos u merr me të. Mua më duket se kjo është ngjarje e qëllimshme. Unë kërkoj drejtësi nga shteti. Unë dyshoj te ajo vajza që ja dogjën makinën brenda një muaji. Te ajo i kam dyshimet. Normale nuk e di nga janë fryrë këto, nëse do kishte djali im dorë do i kisha folur. Unë punoj me djersë, kam punuar për atë makinë, ato i ndërrojnë brenda muajit. Unë s’jam si ato, ku i gjejnë lekët, 6 mln pa punuar asnjeri? Kaq kisha. Nga shteti dua drejtësi!’-tha Urim Buçi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit