Ikballe Huduti: Unë ia kam gjet vetë burrit tim dy gra

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.10.2022, 08:43

Ikballe Huduti pak kohë më parë ka deklaruar publikisht në një emision televiziv se në fe martesat e përkohshme janë të lejuara. Huduti është bërë e njohur në media pasi vajtoi vdekjen e gjeneralit iranian, Qasim Soleimani, nga forcat amerikane.

Ajo njihet për propagandimin e sektit shiia në Kosovë dhe përhapjen e tij përmes një organizate. Për këtë, ka patue edhe një reagim pak kohë më parë të imamit, Shefqet Krasniqi. Ai kishte deklaruar se shteti i Kosovës është i rrezikuar nga këto sekte dhe organizata që sipas tij, nxisin urrejtje.

Më tej ajo shtoi se bashkëshortit të saj, ajo vetë i kishte gjetur edhe dy gra, një mjeke në Gjakovë dhe një ekonomiste të divorcuar me një fëmijë.

Ajo ka thënë se burri i saj i meriton dy gra, por burrat e sotëm nuk i meritojnë gratë në përgjithësi.

“Unë burrit tim, i kam ispatë (dëshmitare), dy gra janë, njëra është doktoreshë në Gjakovë dhe një tjetër ekonomiste e ndarë me një fëmijë, pastaj pas ofertës time me e martu burrin tim me të dytën grua, kjo ekonomistja me një fëmijë kthehet te i njëjti burrë dhe ia bën edhe gjashtë fëmijë.

Ndërsa unë si grua myslimane që e besoj Kuranin dhe e pasoj Ehli Bejtin, unë brengosem për çështjet e moralit në shoqëri.

Kjo doktoresha, ka pasë një martesë të shkurtër nja 7-8 muaj dhe e pashë që është e mërzitur, mirëpo grua tepër inteligjente.

Unë shumë e zënë, e burrin e kam që jo një grua, jo vetëm mua që më meriton, por i meriton edhe dy gra tjera. Por, burrat e sotshëm, besoni se nuk i meritojnë as qato gra”,-është shprehur Huduti.

Ajo më pas ka zbuluar se i shoqi ka patur njëherë një martesë të përkohshme 2-vjeçare kur ajo ishte larguar për 2 muaj.

“Ka pasur martesë dy vjet. Unë e kam leju, sepse kam shkuar për dy muaj për ngritje intelektuale dhe unë e di që nëse burri i im shkon me një grua, pa nikah, pa kurorë, pa dhuratë të martesës, ai kishte me e dëmtuar edhe atë grua, shpirtërisht, fizikisht, moralisht”,-ka deklaruar ajo ndër të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit