“Shqipëri, mungesë fondesh dhe kapacitetesh për rreziqet natyrore”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.10.2022, 07:41

Thatësira e kësaj vere ka qenë e madhe dhe shirat e parë të vjeshtës nuk kanë arritur të mbushin rezervuarin e Pepelit, një zonë buzë kufirit me Greqinë. Sipas VOA situata e ngjashme reflektohet edhe në rreth 75 ujëmblëdhësit që ka Qarku i Gjirokastrës.

Dukuritë natyrore si thatësirat, zjarret dhe përmbyjtet janë bërë më të ashpra dhe përballja me to është gjithnjë e më e vështirë, thotë Pano Lula, nënkryetari i Bashkisë së Dropullit.

“Prerja e pyjeve, djegia e kullotave janë një premisë për të bërë më shumë dëme. Njëkohësisht rënia e zjarreve në pyje është shumë e vështirë në terrenin malor për t’i kontrolluar me mjetet dhe logjistikën që kemi si bashki. Duhen patjetër mjete ajrore për fikjen e zjarreve pasi nuk mund të përballohen situata të zjarreve masive gjatë verës me tre mjete ajrore që janë në rang kombëtar”, thotë ai.

Këtë vit një zjarr masiv përfshiu disa nga zonat e kësaj bashkie duke dëmtuar sipërfaqe të mëdha dhe rrezikuar edhe shtëpitë e banorëve, ndërsa përmbytjet sjellin në këtë bashki dëmtime vit pas viti sidomos në infrastrukturë që duan fonde të mëdha për t’u riparuar.

Një nga problemet më të mëdha të bashkive është mirëmbajtja e rezervuarëve si për të përballuar thatësirën në bujqësi, por edhe për të shmangur katastrofat nga përmbytjet në dimër.

Rezervuarët janë ndërtuar kryesisht para 40 vitesh dhe në to ka pasur investime mjaft të kufizuara.

Zoti Lula thotë se Bashkia e Dropullit administron 14 ujëmbledhës të cilët kontrollohen ritmikisht nga digat dhe bëhen përpjekje për t`i mirëmbajtur.

Kjo bashki është nga të rrallat në Shqipëri që ruan basenet ujore të disa ujëmbledhësve për t`i përdorur në raste të ndërhyrjeve nga ajri për zjarret.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit