Habit Endrit Dokle: Nuk e njoh Ervis Martinajn, e kam dëgjuar, por nuk shoh shumë televizor!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10.10.2022, 01:07

Endrit Dokle, ka deklaruar në polici se nuk e njeh Ervis Martinajn dhe nuk ka konflikt me të. Sipas Dokles, emrin e tij e ka dëgjuar shumë në media, por ai nuk e di se kush është Ervis Martinaj.

Në deklaratën para policisë, Dokle ka thënë:

Njoh shumë njerëz, por këtë emër e kam dëgjuar së fundmi në media. Megjithatë nuk kam shumë kohë të shoh televizor, po se çka dalë emri i tij. Nuk e kam idenë as çfarë ka punuar dhe as se me çfarë merrej. Unë nuk kam pasur ndonjëherë konflikt me të.

Kujtojmë se Endrit Dokle u shoqërua në polici mbrëmjen e së shtunës, pasi, ai u kap në shoqërinë e kunatit të tij, Fatjon Murataj, i cili ishte i shpallur në kërkim.

Është e çuditshme, që Dokle ka deklaruar se nuk e njeh Ervis Martinaj, pasi ky i fundit, sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, ka ofruar plot 500 mijë euro për vrasjen e tij.

Nuk dihet nëse kjo është një skemë e grupeve mafioze që kanë konflikte të ndezura dhe këto duan t'i zgjidhin vetëm mes tyre apo vërtet Endrit Dokle nuk e njeh Ervis Martinajn.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit