Vladimir Putin mbledh urgjent Këshillin e Sigurimit, paralajmërohet bombardimi i gjithë qyteteve të Ukrainës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09.10.2022, 23:03

Vladimir Putin e ka cilësuar sulmin në urën e Krimesë, një sulm terrorist dhe fajësoi forcat speciale ukrainase për shpërthimin që dëmtoi rëndë lidhjen kryesore me kontinentin. Duke folur përpara një takimi me Këshillin e Sigurimit ditën e nesërme, presidenti rus tha se shpërthimi i urës ishte projektuar për të shkatërruar infrastrukturën e rëndësishme civile.

Ai deklaroi se sulmi ishte një incident terrorist, një veprim që mund të hapte derën për përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës që është ndezur në Ukrainë.

Lordi Dannatt, ish-kreu i Ushtrisë Britanike, tha ndër të tjera se Putin mund të urdhërojë bombardimin pa kriter të qyteteve të Ukrainës dhe madje mund të nervozohet deri në një sulm bërthamor.

Guvernatorët rusë kanë kërcënuar me sulme me raketa pas shkatërrimit të urës të shtunën në mëngjes, e cila ishte një nga projektet e preferuara të Putinit.

"Do të ketë thirrje nga brenda vendit për një goditje vendimtare kundër Ukrainës"– thuhet në artikullin e Daily Mail.

Ura, e cila shtrihet 19 km nga Krimea në kontinentin rus, është përdorur si një nga rrugët kryesore të furnizimit për trupat ruse që nga pushtimi në fillim të këtij viti, duke i lejuar Putinit të rifurnizojë dhe të mbështesë forcat që pushtojnë rajonet jugore të Ukrainës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit