Pensionistët të pa kënaqur me rritjen e pensioneve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.10.2022, 20:54

Pensionistët nuk janë të kënaqur me përqindjen e rritjes së pensioneve. Nga shoqata e pensionistëve thonë se anëtarësia e tyre reagon vazhdimisht, pasi kjo rritje e pensioneve nuk mjafton për ti përballuar shtrenjtimet e vazhdueshme të ushqimit dhe produkteve elementare.

“Nëse një pensionist ka 11 mijë apo 12 mijë denarë, pensioni i tij do të rritet për 800 denarë, që vlerësojmë se është e pa mjaftueshme për krizën aktuale të inflacionit, krizën energjetike dhe ekonomike, me të cilën po përballemi në përgjithësi” – tha Kryetari i Shoqatës së pensionistëve në Kumanovë, Bllage Jakimovski.

Nga shoqatat e pensionistëve në Kumanovë kërkojnë që Qeveria të gjejë mënyrë për ti ndihmuar, sidomos pensionistët me të ardhura të ulëta.

“Qeveria sa më parë patjetër të gjejë mënyrë nëpërmjet masave të reja anti krizë, tu ndihmojë pensionistëve tanë. Të gjendet formula që të ju ndihmohet pesionistëve me të ardhura të ulëta” – u shpreh Jakimovski.

Nga kjo shoqatë theksojnë se në kohën e pandemisë kanë ndarë 800 vauçerë me nga 1000 denarë për pensionistët me të ardhura të ulëta dhe pensionistët e moshës mbi 95 vjeç. Pensionistët kumanovarë me pension më të ulët se 13 mijë denarë nga muaji i ardhëshëm do të mund të shfrytëzojnë edhe transportin publik të qytetit falas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit