Ish- portieri legjendar i Real Madrid Iker Casillas bëri bujë ditën e sotme, ndërsa deklaroi se është Gay duke kërkuar respektin e ndjekësve.
Këtë deklaratë bombë, spanjolli e bëri përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter ku mori shumë reagime pozitive dhe negative.
Në postimin e ish-gardianit 41 vjeçar ka komentuar edhe Carles Puyol, ish-kapiteni i Barcelonës dhe Spanjës i cili duke e shoqëruar me emoji me zemër dhe puthje shkruan se është koha të tregojnë historinë e tyre.
"Është koha të tregojmë historinë tonë", shkruan Puyol.
Deklarata po bën xhiro kudo nëpër media, ndërsa ende nuk është e qartë nëse dikush ka hakeruar adresën e Twitter-it të Casillas.