Rekrutimi i shqiptareve si eskortë në Dubai/ Vajza: Kriter ishte gjatësia dhe të dije notin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.10.2022, 17:01

Rekrutimi i vajzave shqiptare si eskorta në Dubai nga agjensitë shqiptare mbetet ende një problem i pazgjidhur nga autoritetet shqiprare.

Gjatë emisionit “Me Zemër të Hapur” ka folur një prej vajzave që kishte pasur komunikim me një prej agjensive shqiptare të rekrutimit.

Vajza u shpreh se agjencitë publikonin njoftime pune për stjuardese në vendet arabe por në fakt kryenin rekrutimin e punonjëseve për shërbime seksuale.

E reja tha se puna reklamohej në Instagram dhe kishte një pagë rreth 2000 euro. Sipas saj gjatë rekrutimit vajzat kryenin një test inteligjence dhe më pas merreshin në pyetje gojarisht.

Ajo deklaroi se agjencia shqiptare i kërkoi shifrën prej 1000 eurosh për të vazhduar me procesin pa i treguar kontratën, e cila rezultoi se nuk tregonte asnjë detaj

“Ishte rastësi, e pashë në Instagram që kërkonin stjuardesa. Dërgova një CV dhe më thirrën në Tiranë. Kriteret ishin mosha mbi 20 vjeç, të dije mirë anglisht, etj. Kishte kritere fizike, gjatësia ishte prioritet, të dije notin, etj. Paga ishte mbi 2000 euro dhe më pëlqeu. Ishim rreth 40 vajza që aplikuam për punën. Ishte një person arab rreth moshës 30 vje­ç që ishte menaxher dhe një vajzë shqiptare. Së bashku komunikonim vetëm anglisht. Na paraqitën disa teste, një test inteligjence dhe pastaj na morën në pyetje gojarisht. Në fund u përzgjodhën vetëm 14 vajza për të punuar. Më pas më kontaktuan mua dhe një shoqe pasi kishim aplikuar bashkë për të firmosur kontratën e punës. Nuk më treguan asnjë kusht dhe asnjë kontratë dhe thjesht më kërkuan 1000 euro për të marrë kontratën në agjencinë shqiptare. Më tha se nëse do të lësh punën vitin e parë duhet të paguash 5000 euro dëmshpërblim, ndërsa vitin e dytë 4000 euro. Më vonë kërkova kontratën dhe kur e pashë kishte vetëm 1 faqe dhe 10 fjali. Çdo gjë ishte e përgjithshme dhe nuk shfaqeshin detaje për punën. Kur kryem intervistën me arabët na thanë gjëra të tjera komplet nga agjencia shqiptare”, u shpreh njëra nga vajzat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit