Komandanti i KFOR-it: Lufta në Ukrainë rriti tensionet edhe në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.10.2022, 16:04

Situata në Kosovë aktualisht është e qetë. Kështu deklaroi komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, i cili nesër dorëzon detyrën. Gjatë mandatit të tij 1-vjeçar pati shumë zhvillime në fushën e sigurisë, si lufta në Ukrainë apo edhe trazirat në veri natën e 31 korrikut.

Komandanti i KFOR-it, në një intervistë për KP, pranon se lufta në Ukrainë rriti tensionet edhe në Kosovë, por që tani këto janë ulur ndjeshëm. Sipas tij, nuk ka asnjë kërcënim të shtuar të sigurisë ndaj Kosovës për shkak të zhvillimeve në Ukrainë.

“Do të thosha se kur filloi lufta në Ukrainë, në fund të shkurtit, ka pasur një rritje të dukshme të tensionit edhe në Kosovë. Por unë mendoj se kjo mund të ketë ndodhur në shumë vende të Evropës, sepse ka kaluar një kohë shumë e gjatë që kur kemi pasur një luftë në Evropë. Pra, menjëherë pas fillimit të pushtimit rus, ne përjetuam disa tensione në Kosovë, njerëzit ishin më të frikësuar, por më pas këto tensione u qetësuan dhe tani nuk e kemi këtë nivel të lartë të tensioneve. Sa i përket sigurisë, KFOR-i monitoron situatën në mbarë Kosovën dhe nuk kemi identifikuar ndonjë kërcënim të shtuar të sigurisë ndaj Kosovës për shkak të luftës në Ukrainë. Ne e kemi filluar këtë aktivitet monitorues edhe para se të shpërthejë lufta në Ukrainë, dhe me bindje mund të them se nuk kemi identifikuar ndonjë kërcënim të shtuar ndaj Kosovës, për sa i përket këtij konflikti në Ukrainë”, deklaroi Kajari.

Ai thotë se në përgjithësi situata e sigurisë në Kosovë është stabile, përfshirë edhe komunat e veriut me shumicë serbe. Në këtë pjesë të vendit nata e 31 korrikut nuk ka qenë aq e qetë, pasi paralajmërimi për reciprocitet në targa bëri që të ngrihen postblloqe e të shfaqen edhe njerëz me armë.

“Do të thosha se gjatë ngjarjeve të 31 korrikut ka qenë një periudhë e tensionuar në komunat veriore. Siç e dinë të gjithë, në atë zonë u krijuan disa postblloqe dhe shumë njerëz morën pjesë në këto postblloqe. Morëm raporte se në postblloqe kishte njerëz me armë, që është një zhvillim i rrezikshëm, nëse e konsiderojmë atë nga pikëpamja e sigurisë. Më duhet të them gjithashtu se për shkak të sjelljes së përgjegjshme të të dyja palëve, kjo periudhë e tensionuar është zgjidhur me sukses. Me sa di unë, nuk ka pasur të lënduar nga asnjëra palë. Bllokim i rrugëve është zgjidhur për një kohë relativisht të shkurtër, sepse mendoj se institucionet në Kosovë dhe liderët serbë të Kosovës kanë qenë në gjendje të negociojnë, dhe arritëm të gjenim një zgjidhje. Brenda një dite u zgjidhën këto kërcënime serioze të sigurisë dhe gradualisht u kthyem në gjendjen normale të sigurisë në atë zonë”, tha Kajari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit