7 deri 9 mijë puntorë të industrisë mund të mbeten pa punë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.10.2022, 15:43

Kolapsi i energjetik rrezikon të lërë pa pune 7,000 deri në 9,000 punëtorë në industri, thotë kështu në intervistën për REL Igor Gjerasov, kryetar i Unionit të Industrisë, Energjisë dhe Minierave . Sipas tij, kompanitë e mëdha, të cilat janë në tregun e lirë të energjisë elektrike, marrin pjesë me 10 deri në 15 për qind në BPV.

Si rrjedhojë e krizës energjetike me të cilën po përballet vendi dy kompani të mëdha me më shumë se 700 punëtor janë në pushim të detyrueshëm, kështu njofton kryetari i Unionit të Industrisë, Energjisë dhe Minierave Igor Gjerasov.

“Aktualisht dy kompani nga sektori ynë janë në pushim të detyruar, ku përfaqësohemi nga sindikata, ajo është Euronickel Industries me rreth 850 punëtorë dhe miniera e bakrit dhe e arit Borov 0 Radovish, ka diku rreth 720-730 punëtorë, që do të thotë se diku rreth 1500 punonjës janë konkretisht në 70 për qind të pagës, që nuk do të thotë se vendet e tyre janë në rrezik, ligji e lejon këtë dhe kompanitë i dërguan punëtorët me pushime të detyruara në këtë periudhë të vështirë. Euronikeli është në pushim të detyruar deri më 15 dhjetor, ndërsa Borov dol deri më 1 dhjetor”, deklaroi Igor Gjerasov.

7,000 deri në 9,000 punëtorë në industri rezikohen të jenë pa vende pune. Sipas tij, Gjerasov kompanitë e mëdha, të cilat janë në tregun e lirë të energjisë elektrike, marrin pjesë me 10 deri në 15 për qind në BPV.

“Sektori energjetik dhe industria e metaleve dhe minierave janë një sektor i madh në vendin tonë, Nëse po pyesni për numrin e saktë të punëtorëve që janë në rrezik, nëse do të ndodhte ajo që ne nuk do të donim të ndodhte, mendoj se është një shifër prej 7000 deri në 9000 punëtorë të përfshirë drejtpërdrejt në ato punë”, deklaroi Igor Gjerasov.

Si sindikatë, konkretisht Sindikata e Industrisë, Energjisë dhe Minierave (SIER), kemi paraqitur kërkesa që Qeveria të subvencionojë kompanitë tona që janë më të prekura nga kriza energjetike në këtë periudhë të vështirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit