Kapet i dyshuari për therjen e 19-vjeçarit në Podujevë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.10.2022, 13:29

Pas rreth katër muajsh në arrati, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin tjetër për përleshjen me thika, që ndodhi më 19 qershor, afër një lokali në Podujevë, ku mbeti i therur në qafë një 18-vjeçar, raporton Sinjali.

Siç bëjnë të ditur burimet nga Prokuroria, i dyshuari që ra në prangat e Policisë është B.M., i cili u arrestua në pikën kufitare në Jarinje. Ai u kap pasi gjatë ndalimit u verifikua se rezulton në listën e personave të kërkuar. I njëjti është i dyshuari kryesor për këtë rast.

Pas shoqërimit në stacion policor, i njëjti është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kujtojmë se më 1 korrik janë arrestuar edhe dy të dyshuarit e tjerë, ndërkohë akoma në arrati vazhdon të jetë i dyshuari tjetër A.H.,

Në përleshjen e 19 qershorit që eskaloi pas një konflikti verbal kanë qenë të përfshirë gjithsej 4 persona. Ngjarja dyshohet se kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje e cila daton që pothuajse një vit, për shkak të xhelozisë që kanë pasur palët mes vete.

18-vjeçari që u ther me thikë, atë natë kishte marrë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Podujevë, e më pas është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë lidhur me rastin.

Burimet thonë se veprimet hetimore nga Policia dhe Prokuroria janë marrë edhe në bazë të dëshmive të siguruara, gjegjësisht pamjeve nga kamerat e sigurisë të lokalit në afërsi të të cilit ndodhi rasti.

Të dyshuarit do të hetohen për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit